Shembje në rrugën Elbasan-Librazhd, qytetarët bllokohen në trafik

28 Maj 2026, 17:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shembje në rrugën Elbasan-Librazhd, qytetarët bllokohen në

Prej muajsh, segmenti rrugor Elbasan–Librazhd është kthyer në një makth të përditshëm për mijëra qytetarë që udhëtojnë drejt juglindjes së vendit.

Punimet e nisura në këtë aks, i cili ka rëndësi strategjike për qarkullimin, kanë sjellë bllokime të gjata dhe vonesa të papërballueshme.

Së fundmi qytetarët raportojnë se rruga, që duhej të ishte një lidhje e shpejtë dhe funksionale, është shndërruar në një burim të vazhdueshëm kolonash kilometrike.

Shqetësimi më i madh lidhet me sigurinë rrugore.  Mjetet e punimeve operojnë shumë pranë automjeteve që kalojnë, ndërsa hedhja e inerteve dhe gurëve buzë rrugës rrit ndjeshëm rrezikun për aksidente.

Drejtuesit e mjeteve thonë se çdo kalim në këtë segment është një sfidë e rrezikshme për jetën.

Pritjet zgjasin për orë të tëra, ndërsa drejtuesit e mjeteve mbeten të bllokuar mes vapës, pluhurit dhe zhurmës së mjeteve të rënda, shpesh pa asnjë informacion mbi ecurinë e qarkullimit.

Po ndodh...

ide