Kaluan në mesnatë ndryshimet, cilat pika i preken statutit të PD/ Nuk hiqen 'Basha' e 'primaret', krijohet mekanizmi për zbehjen e rolit të tyre
Tashmë është fakt! Neni 46 i statutit të PD nuk do të ndryshojë. Nëse Sali Berisha humb edhe zgjedhjet parlamentare të 2029-ës, duhet të vihet sërish përballë nenit të ashtuquajtur Basha e të japë dorëheqjen, akt që e shkeli pas disfatës së 2025-ës.
Demokratët miratuan në kryesi të mërkurën, 8 ndryshime që do të pësojë kushtetuta e partisë pas gati katër vjetësh.
Në mbledhjen me orë të gjata, që përfundoi në mesnatë, pas shumë diskutimesh se nuk po prodhojnë efektin që mendohej, as primaret nuk do të hiqen, por demokratët kanë gjetur mekanizmin që do të kufizojë vendimmarrjen prej tyre.
Në statut do të shtohet një komision që do të seleksionojë kandidaturat për deputet ose kryetar bashkie, dhe do të bëjë një filtër të emrave të cilat më pas do të futen në primare. Pra, në primare nuk shkon kushdo, por kush kalon sitën e këtij komisioni:
"Me qëllim që procesit të votimit t'i nënshtrohen kandidaturat më të mira dhe më përfaqësuese për komunitetin, është propozuar ngritja e një strukture këshillimore, që bën vlerësim të pavarur, dhe përfshinë edhe opinionin e jashtëm të komunitetit që nuk angazhohet në politikë, duke krijuar kështu një lidhje më të fortë midis partisë dhe shoqërisë në tërësi", thuhet në dokument.
Duke pranuar se nuk ka punuar aq sa duhet me diasporën, PD fut si detyrim statutor edhe kuotën e përfaqësimit të diasporës në ekipin drejtues të saj.
"Diaspora të ketë përfaqësim të dedikuar deri në 15 % në të gjitha organet e Partisë: Kuvendin Kombëtar, Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë Partisë. Gjithashtu propozohet që Diaspora të jetë e përfaqësuar në listat për deputet të PD deri në 15% të totalit të përgjithshëm të listës së kandidatëve. Për këtë qëllim, ngritja dhe organizimi i Degëve të PD jashtë vendit, nuk është parashikuar më si një mundësi, por si një detyrim i organizimit politik dhe elektoral të Partisë", citohet në dokument.
Një tjetër problematike të hershme, të konstatuar edhe në zgjedhjet pa garë të 23 majit për kryetarin, listave të anëtarësisë synohet t’i jepet zgjidhje statutore. PD vë gishtin në plagë dhe imponon përmes statutit dixhitalizimin dhe rifreskimin e listave të anëtarëve çdo dy vjet.
"Çështja e listave të anëtarësisë së PDSH ka qenë gjithmonë objekt debati. Për këtë qëllim propozohet dixhitalizimi i tyre i plotë, përditësimi të paktën një herë në 2 vjet, si dhe forcimi i rregullave për përpunimin dhe administrimin e këtyre të dhënave, me qëllim forcimin e garancive për mbrojtjen e të dhënave personale të anëtarëve të partisë", thuhet në dokument.
Mes ndryshimeve të tjera që prekin statutin e PD janë, rritja nga 30 në 40% i përfaqësimit të grave në lista si dhe parashikimi që anëtarët demokratë në këshillat bashkiakë të jenë edhe në kryesitë e degëve.
Statuti i ri votohet të shtunën në Kuvendin Kombëtar, ku po ashtu delegatët janë thirrur të votojnë listën me mbi 400 emra për rreth 200 vende në këshillin e Ri kombëtar, i cili më pas ka detyrën të votojë propozimet e Sali Berishës për ekipin e ri drejtues.
Risitë dhe ndryshimet kryesore të propozuara për ndryshimet në Statut, mund të përmblidhen si më poshtë:
1. Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj.15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë përfaqësues nga Diaspora.
2. Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti, duke e rritur përfaqësimin e tyre nga 30 % në 40%.
3. Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara realizimit të procesit të primareve.
4. Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.
5. Forcimi i raporteve mes Degëve të Partisë dhe të zgjedhurve vendor (këshilltarëve bashkiak).
6. Njohja e një statusi të barabratë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të PDSH.
7. Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të Partisë.
8. Saktësimi i rregullave të shkarkimit të kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci të qëndrimit në detyrë.
Drejtuar: Prof. Dr. Sali Berisha
Kryetar i Partisë Demokratike
Për dijeni: Kryesisë së PDSH
Nr. 266 Prot.
Tiranë, më 27.05.2026
I nderuar z. Kryetar,
Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Grupi i Punës për Ndryshimet në Statut, i ngritur me vendimin nr. 35, datë 17.03.2026
të Kryesisë së Partisë, ka zhvilluar disa mbledhje të tij, ku ka analizuar Statutin aktual
të PDSH dhe disa propozime të ardhur nga anëtarët e PD apo organizatat partnere.
Në tërësi, grupi i punës vlerësoi se Statuti i PDSH garanton funksionimin demokratik
të Partisë Demokratike, respekton standardet e organizimit të partisë njëjtë me partitë
kryesore simotra europiane, si dhe udhëhiqet nga parimi i rëndësishëm se “pushteti në
PD i përket anëtarëve dhe jo strukturave përfaqsuese.". Ky parim duhet ruajtur dhe
zhvilluar më tej, duke e bërë Partinë Demokratike të Shqipërisë të vetmen forcë politike
në vend, ku anëtari nuk është periferik, por ka një rol vendimtar në parti dhe ku vullneti
i antarësisë përcakton shumëcka.
Por pavarësisht kësaj, Grupi i Punës vlerësoi se janë të nevojshme disa ndryshime në
Statut, që synojnë forcimin e mëtejshëm të Partisë dhe sjelljen e disa risive për t'u
përshtatur me zhvillimet shoqërore në vend.
RISITË DHE NDRYSHIMET KRYESORE të propozuara, mund të përmblidhen
si më poshtë:
1. Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj.
Partia Demokratike dhe Diaspora shqiptare nëpër botë kanë patur gjithmonë një raport
të veçantë dhe një mbështetje të vazhdueshme të ndërsjelltë. Mirëpo, miratimi i
ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, që mundëson edhe votimin e Diasporës dikton një
raport më institucional mes PD dhe shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Për këtë
arsye, është propozuar që Diaspora të ketë përfaqësim të dedikuar deri në 15 % në të
gjitha organet e Partisë: Kuvendin Kombëtar, Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë
Partisë. Gjithashtu propozohet që Diaspora të jetë e përfaqësuar në listat për deputet të
PD deri në 15% të totalit të përgjithshëm të listës së kandidatëve. Për këtë qëllim, ngritja
dhe organizimi i Degëve të PD jashtë vendit, nuk është parashikuar më si një mundësi,
por si një detyrim i organizimit politik dhe elektoral të Partisë.
e
Njohja e të drejtës së votës së diasporës krijon një realitet të ri politik ku partitë politike
duhet të organizohen në mënyrë profesionale dhe afatgjatë për të ndërtuar marrëdhënie
reale me emigracionin shqiptar. Partia Demokratike duhet të jetë forca e parë politike
që ndërton një model modern, perëndimor dhe funksional të organizimit të diasporës
shqiptare. Ne duhet ta shohim diasporën shqiptare si një fuqi ekonomike, intelektuale,
kombëtare, e tashmë edhe fuqi elektorale. Prandaj është me rëndësi që Partia
Demokratike ta institucionalizojë diasporën, ta përfaqësojë realisht, ta organizojë
profesionalisht dhe ta kthejë në një nga shtyllat kryesore të fitores politike dhe rilindjes
demokratike të Shqipërisë.
Qëllimet strategjike të ndryshimeve të propozuara në Statut janë:
Ndërtimi i një rrjeti global politik organizativ të Partisë Demokratike në funksion
të përfshirjes elektorale të diasporës në mbështetje të PD.
➤ Identifikimi dhe mobilizimi i votuesve shqiptarë jashtë vendit.
➤ Krijimi i strukturave të përhershme të PD në shtetet me përqendrimin më të madh
>
>
të diasporës.
Integrimi i elitës shqiptare jashtë vendit në vendimmarrjen politike.
Përfaqësimi i diasporës në zgjedhjet parlamentare dhe lokale.
Ndërtimi i një sistemi modern të komunikimit dhe koordinimit ndërkombëtar.
Krijimi i databazës kombëtare të votuesve të diasporës.
2. Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti
Aktualisht Statuti i PDSH garanton shanset e barabrata në pjesëmarrje dhe përfaqësim
midis burrave dhe grave, duke garantuar kuotën minimale ligjore prej 30 % për gratë
dhe vajzat. Mirëpo, është propozuar që kjo kuotë minimale të rritet gjer në 40 % të
numrit të përgjithshëm të anëtarëve në cdo organ apo nivel përfaqësimi, qëndror apo
Kjo garanton rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në politikë. lokal.
3. Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe
kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë
Partia Demokratike është e vetmja forcë politike në vend që përzgjedhjen e
kanidaturave politike në zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale, ia nënshtron votës së
anëtarësisë sipas parimit "një anëtar, një votë". Me qëllim që procesit të votimit t'i2
që
nënshtrohen kandidaturat më të mira dhe më përfaqësuese për komunitetin, është
propozuar ngritja e një strukture këshillimore, që bën vlerësim të pavarur, dhe
përfshinë edhe opinionin e jashtëm të komunitetit që nuk anagzhohet në politike, duke
krijuar kështu një lidhje më të fortë midis partisë dhe shoqërisë në tërësi.
4. Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe
forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve
Grupseksioni është struktura e ndërmjetme e organizimit bazë të partisë e cila duhet
fuqizuar dhe njohur më mirë roli i rëndësishëm që luan në organizimin elektoral të
PDSH. Nga ana tjetër, kryesisht në degë qendër qarku, vlerësohet e nevojshme qe
organizimi të jetë më eficent dhe më afër anëtarit, duke parashikuar mundësinë e krijimit
të NënDegëve, me organizim dhe përgjegjësi të njëjta me Degët e Partisë. Gjithashtu,
për shkak të rolit të rëndësishëm që luajnë, propozohet që kryetarët e grupseksioneve të
jenë edhe anëtarë të Kryesive të Degëve.
5. Forcimi i raporteve mes Degëve të Partisë dhe të zgjedhurve vendor
Aktualisht Statuti i Partisë nuk parashikon një raport besimi dhe llogaridhënie mes të
zgjedhurve vendor dhe kryesive të degëve të partisë. Ndryshe nga të zgjedhurit qëndrorë
që janë pjesë e kryesive të degëve, të zgjedhurit vendor (këshiltarët bashkiak) nuk
përfshihen në kryesitë e degëve, duke humbur lidhjen e nevojshme që duhet të ekzistojë
gjatë gjithë mandatit mes partisë dhe të zgjedhurve vendor. Për këtë qëllim,
parashikohet që edhe kryetarët e këshillave bashkiak (kur i përkasin PD) apo këshilltarët
bashkiak të PD, të jenë anëtarë të Kryesive të Degëve, duke garantuar vazhdimin e
marrëdhënies së besimit mes partisë dhe të zgjedhurve, por duke forcuar edhe
llogaridhënien e tyre në raport me interesin e qytetarëve dhe votuesve tanë.
6. Njohja e një statusi të barabratë për të gjitha organizatat partnere
partisë, duke respektuar historinë e themelimit të PDSH.
të
Aktualisht Statuti parashikon 3 organizata partnere të PDSH, por nuk i njeh atyre
drejta të barabrata dhe status të njëjtë përfaqësimi. Për këtë qëllim është parashikuar që
edhe organizata partnere "Grupimi Dhjetori 90", të gëzojë status të njëjtë dhe të drejtë
të
përfaqësimi.
7. Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të Partisë
Cështja e listave të anëtarësisë së PDSH ka qenë gjithmonë objekt debati. Për këtë
qëllim propozohet dixhitalizimi i tyre i plotë, përditësimi të paktën një herë në 2 vjet, si
dhe forcimi i rregullave për përpunimin dhe administrimin e këtyre të dhënave, me
qëllim forcimin e garancive për mbrojtjen e të dhënave personale të anëtarëve të partisë.
8. Saktësimi i rregullave të shkarkimit të kryetarëve të degëve, duke i dhënë
më shumë garanci të qëndrimit në detyrë
Aktualisht Statuti i trajton shkarkimin e kryetarit të Degës nga Kuvendi i Degës si një
ngjarje të zakontë dhe jo si një përjashtim nga rrëgulli i përgjithshëm. Për këtë arsye,
është saktësuar shumica vendimmarrëse për një rast të tillë, duke kaluar nga aplikimi i
shumicës së thjeshtë, në atë të një shumicë të cilësuar.
Për të gjitha sa më sipër, lutem gjeni bashkëlidhur propozimet konkrete për ndryshime
në Statutin e PDSH.
Me respekt,
GRUPI I PUNËS PËR NDRYSHIMET NË STATUT
KRYETARI
GAZMENT BARDHI
4
Partia
Demokratike
KUVENDI KOMBËTAR
VENDIM
NR. , DATË
Projekt
.2026
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË STATUTIN E PARTISË
DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, MIRATUAR MË 11 DHJETOR 2021
DHE NDRYSHUAR MË 30 PRILL 2022
Në mbështetje të nenit 16, shkronjës "a", pika 1 të nenit 43 dhe nenit 63 të Statutit,
me propozim të Kryesisë së Partisë Demokratike,
KUVENDI KOMBETAR
Në mbledhjen e datës 30 Maj 2026,
VENDOSI:
Në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, të miratuar më 11 Dhjetor 2021
dhe të ndryshuar më 30 Prill 2022, të bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë
vijon:
Neni 1
Pika 7, e nenit 9, riformulohet si më poshtë vijon:
"7. Shanset e barabarta në pjesëmarrje dhe përfaqësimin midis grave dhe burrave,
duke synuar dhe nxitur që në cdo organ apo nivel, pjesëmarrja dhe përfaqësimi i
grave të jetë gjer në 40% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve në atë organ apo
nivel përfaqësimi".
Neni 2
Në nenin 12 bëhen këto ndryshime:
a) Pas pikës 1, shtohet pika 1/1 me këtë përmbjatje:
1/1. Kandidaturat e evidentuara sipas pikës 1, i nënshtrohen verifikimit dhe
përzgjedhjes paraprak të Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave, një organ
kolegjial që ngrihet me vendim të Kryesisë së PD, sa herë ka procese të
seleksionimit të kandidatëve për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë dhe/ose
pushtetin vendor.
Komisioni përbëhet nga të paktën 5 anëtarë, të cilët duhet të jenë figura me një
karreierë të gjatë në PD, jashtë kushteve të konfliktit të interesit, apo me angazhim
të spikatur në shoqërinë civile ose botën akademike. Ata veprojnë në mënyrë të
pavarur nga organet drejtuese të Partisë dhe i nënshtrohen vetëm rregullave të
përcaktuara në Statut apo aktet nënligjore të miratuara në përputhje me të.
Komisioni është përgjegjës për seleksionimin paraprak të kandidatëve, bazuar në
të dhënat e plotë që provojnë pastërtinë e figurës, arsimimin, aktivizimin në jetën
publike dhe mbrojtjen e interesave dhe programit të PD-së, reputacionitnë radhët
e anëtarësisë së partisë dhe komunitetit ku jetojnë, kontributit profesional e politik
parti apo shoqëri, kontributit në fushata elektorale dhe kohëzgjatjen e
anëtarësimit në parti.
në
Vetëm kandidatët që kalojnë me sukses filtrin e Komisionit të Seleksionimit të
Kandidatëve, mund ti nënshtrohen procesit sipas pikës 2 të këtij neni. Rregullat e
detajuara mbi organizimin dhe funskionimin e Komisionit të Seleksionimit të
Kandidaturave, si dhe për procesin që realizohet prej tyre në përzgjedhjen
paraprake të kandidatëve, përcaktohen me vendim të Kryesisë së PD.
b) Në fund të pikës 2, shtohet fjalia me këtë përmbajtje:
"Ky proces duhet të kryhet dhe të ketë përfunduar jo më vonë se 6 muaj përpara
datës së dekretuar zyrtarisht për zgjedhjet e përgjithshme apo vendore.".
c) Pika 4 ndryshohet si më poshtë vijon:
"4. Kryetari ose sekretari i Degës kur dëshirojnë të jenë në rrethin e kandidatëve
elektoral për pushtetin qendror ose vendor, duhet t'i paraqesin dorëheqjen me
shkrim Kryesisë së PD, jo më vonë se 6 muaj përpara datës së zhvillimit të
procesit sipas pikës 2. Përtej këtij afati kandidatura bëhet e pakualifikueshme.
Kryesia e PD ndërhyn menjëherë për të komanduar Kryetarin e ri të Degës apo
për të emëruar sekretarin e ri të Degës. Kryetari apo sekretari i dorëhequr nuk
mund të kandidojnë më në zgjedhjet pasardhëse për Kryetar apo sekretar të
Degës.
Neni 3
Në nenin 21 bëhen ndryshimet si më poshtë:
a) Në fund të pikës 1, shtohet fjalia si më poshtë vijon:
"Regjistri i nënshtrohet procesit të përditësimit të paktën cdo dy vjet,
rregullave të miratuara me udhëzim të Kryesisë së PD.".
b) Pikë 2, riformulohet si më poshtë:
dhe
sipas
"2. Të dhënat personale të cdo anëtari, përdoren vetëm për qëllime të ligjshme
për veprimtari brenda Partisë nga personat e autorizuar dhe sipas
përgjegjësive që cakton ky Statut. Ato administriohen dhe mbrohen me standardet
më të larta të sigurisë, të parshikuara nga legjislacioni në fuqi për mbrojtjen e të
dhënave personale".
Neni 4
Neni 26 ndryshohet si më poshtë vijon:
"Neni 26
Organizimi bazë i Partisë
1. Organizimi bazë i PD bëhet mbi bazën e njësive territoriale administrative,
njësive elektorale, në nivel kombëtar mbi bazën e kritereve specifike, ose jashtë
territorit të Republikës së Shqipërisë mbi bazën e rajoneve brenda një shteti apo
në tërësi për një shtet.
2. Njësitë organizative të PD janë:
a) Seksionet
b) Grupseksionet
c) NënDegët e Partisë Demokratike
d)
e)
Degët e Partisë Demokratike
Degët e Partisë Demokratike jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.".
Neni 5
Pika 1 e nenit 28 ndryshon si më poshtë vijon:
"1. Grupseksioni, ushtron veprimtarinë e tij mbi bazë njësish kompakte
territoriale. Ai përbëhet nga seksionet e përfshira në territorin e ndarjes përkatëse.
Si rregull, një grupseksion korrespondon me jo më pak se 5 (pesë) seksione, apo
me ndarjen e rajoneve në zonat urbane, apo me ndarjen e njësive administrative
në zonat rurale. Kryesia e Degës vendos për ngritjen dhe ndarjen e
grupseksioneve brenda Degës, si dhe përcakton shtrirjen territoriale të tij.".
기
Neni 6
Në nenin 29, pas pikës 2, shtohet pika 3, me përmbajtje si më poshtë vijon:
"3. Me vendim të Kryesisë së PDSH, brenda një Degë, mund të ngrihen dy ose
më shumë NënDegë, me qëllim organizimin më të mirë të punës brenda partisë.
Ato përbëhen nga grupseksionet dhe seksionet e atyndodhura. Për aq sa është e
mundur, rregullat për organizimin dhe funksionimin e Degës, janë të zbatueshme
edhe për NënDegën. Raporti midis Degës dhe NënDegës, si dhe rregullat e
detajuara për organizimin dhe funksionimin e NënDegës përcaktohen me
udhëzim të Kryesisë së PDSH.".
Neni 7
Neni 30 ndryshohet si më poshtë vijon:
"Neni 30
Degët e Partisë Demokratike jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë
1. Kryesia e PDSH vendos krijimin e Degës së Partisë jashtë territorit të
Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar edhe zonën apo shtetin që mbulon. Një
Degë mund të mbulojë një shtet apo disa shtete. Në rastin kur ka një numër të
lartë të shtetasve shqiptarë që jetojnë brenda një shteti, mund të krijohen dy ose
më shumë Degë, sipas Rajoneve përkatëse.
2. Një Degë e krijuar sipas pikës 1, mund të organizohet në NënDegë,
Grupseksione dhe seksione. Për aq sa është e mundur, grupseksionet i referohen
një qarku brenda territorit të Shqipërisë, ndërsa seksionet njësive administrativoterritoriale. Ato duhet të mbulojnë të gjithë territorin përkatës të shtetit ku jetojnë
dhe respektojnë edhe ligjet dhe rregullat përkatëse të atij shteti.
3. Degët e PD jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë organizohen dhe
funksionojnë për aq sa është e mundur sipas rregullave që ky Statut përcakton për
Degët brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Organizimi dhe funksionimi
i detajuar I tyre përcaktohet në Rregulloren e Brendshme të PDSH-së.
4. Degët jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë përfaqësohen me
kandidatë në të gjitha organet drejtuese të Partisë, duke përfshirë Kuvendin
Kombëtar, Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë e PDSH-së. Ato gjithashtu
përfaqësohen me kandidatët e tyre edhe në listat e Partisë Demokratike për
zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Numri i përfaqësimit është gjer në 15 % të
numrit të përgjithshëm në secilin organ apo në listë.".
Neni 8
Në nenin 31, bëhen ndryshimet si më poshtë vijon:
a) Shkronja "d", e pikës 1, ndryshon si më poshtë vijon:
"d) Drejtuesit e Departamenteve, sekretarët e Degës, si dhe Sekretari i Diasporës
së Degës;".
b) Pika 5 ndryshohet si më poshtë vijon:
"5. Kuvendi i Degës së PD, me propozim të Kryesisë së PDSH, Kryesisë së
Degës, ose të 1/4 së anëtarëve të tij, mund të shkarkojë sipas rastit, Kryetarin e
Degës ose Kryesinë e saj, kur "pro" shkarkimit votojnë më shumë se gjysma e të
gjithë anëtarëve të Kuvendit të Degës, në prani të më shumë se 2/3 së të gjithë
anëtarëve të Kuvendit të Degës.".
Neni 9
Në nenin 32, bëhen këto ndryshime:
a) Fjalia e fundit, e shkronjës "a", të pikës 1, ndryshohet si më poshtë vijon:
"Si anëtarë të Kryesisë së Degës me të drejta të plota mbi këtë numër përfshihen
edhe kryetarët vendorë të organizatave partnere të PDSH, deputetët e PD-së të
zgjedhur në territorin e Degës apo të caktuar nga Kryesia e PDSH-së për të
mbulur territorin e Degës, anëtarët e Këshillit Kombëtar me banim në degë,
sekretari i Diasporës për Degën, Kryetarët e Bashkisë dhe/ose Kryetarët e
Këshillit Bashkiak, kur i përkasin PD, si dhe këshilltarët bashkiak të PD.".
b) Fjalia e parë, e shkronjës "c", të pikës 1, ndryshohet si më poshtë vijon:
"Numri i grave dhe vajzave fituese të jetë gjer në 40% të numrit të anëtarëve të
Kryesisë që del prej votimit.".
c) Në pikën 3, shtohet shkronja "g" me këtë përmbajtje:
propozon ngritjen e NënDegëve në territorin që mbulon Dega, duke
përcaktuar edhe kufinjtë e mbulimit për secilën NënDegë.".
d)
g.
Në fund të pikës 5, shtohet fjalia me përmbajtje si më poshtë vijon:
"Kolegji i kryetarëve të grupseksioneve, në varësi të tematikave që diskutohen në
mbledhjen e Kryesisë së Degës, mund të ftohen të marrin pjesë në mbledhjet e
Kryesisë, rast pas rasti apo në mënyrë të përhershme, si anëtar pa të drejtë vote.".
Neni 10
Pas nenit 34, shtohet neni 34/1, me përmbajtje si më poshtë vijon:
"Neni 34/1
Sekretari i Diasporës në degët e PDSH-së
1. Në çdo degë të PDSH-së krijohet funksioni i Sekretarit të Diasporës së Degës.
Sekretari i Diasporës së Degës zgjidhet nga Kryesia e Degës, sipas rregullave
të përcaktuara në Rregulloren e Brendshme të PDSH-së.
2.
3. Sekretari i Diasporës së Degës ka për detyrë:
a) të identifikojë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e PDSH-së që jetojnë jashtë
vendit dhe kanë lidhje territoriale me degën përkatëse;
b) të bashkërendojë komunikimin ndërmjet degës në Shqipëri dhe strukturave të
PDSH-së jashtë vendit;
c) të ndihmojë procesin e informimit, regjistrimit dhe mobilizimit elektoral
shtetasve shqiptarë jashtë vendit;
të
ç) të raportojë periodikisht pranë Kryesisë së Degës mbi ecurinë e procesit të
identifikimit dhe realizimin e objektivave.
4. Çdo degë e PDSH-së përcakton objektiva periodike për identifikimin,
kontaktimin dhe mobilizimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, sipas
udhëzimeve të organeve qendrore të PDSH-së.".
Neni 11
Pika 2, e nenit 38, shfuqizohet.
Neni 12
Në nenin 40, bëhen këto ndryshime:
a) Fjalia e dytë ndryshon si më poshtë vijon:
"Në këtë rast, drejtimin e degës e bën një nga Nënkryetarët e caktuar nga
Kryesia e PDSH-së, për aq kohë sa zgjat pezullimi i Kryetarit.".
b) pas pikës 1, shtohet pika 1/1, me këtë përmbajtje:
"1/1. Pezullimi i kryetarit sipas pikës 1, nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë.
Në rast se rrethanat diktojnë që pezullimi është i nevojshëm për një kohë më të
gjatë, atëherë Kryesia e PDSH procedon me shkarkimin e Kryetarit të Degës, dhe 0
komandimin e një kryetari të ri në dertyrë deri në organizimin dhe përfundimin e
zgjedhjes së Kryetarit të ri sipas rregullave të këtij Statuti.".
Neni 13
Në fund të shkronjës "dh", të pikës 1, të nenit 42, shtohet një fjali me
përmbajtje:
këtë
"Organizatat e tjera partnere përfaqësohen me një numër delegatësh gjer në 2%
të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tjerë të Kuvendit Kombëtar, sipas numrit
konkret që njoftohet nga Sekretari i Përgjithshëm i PDSH-së.".
Në nenin 44 bëhen këto ndryshime:
a)
Neni 14
Në pikën 2, togfjalëshi "dhe 150 anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë”,
zëvendësohet me togfjalëshin "dhe 200 anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë”.
b)
10
Në fjalinë e dytë, të pikën 2, togfjalëshi ", si dhe një numër i barabratë me
% të anëtarëve të zgjedhur, të cilët vijnë si propozime nga diaspora dhe
emigracioni", zëvendësohet me togfjalëshin ", si dhe një numër gjer në 15 % të
anëtarëve të zgjedhur, të cilët vijnë si propozime nga diaspora dhe/ose Degët e
PD jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë".
c) Në fjalinë e katërt, të pikës 3, togfjalëshi "nga gjinia më pak e përfaqësuar
nuk duhet të jetë më pak se 30 %", zëvendësohet me togfjalëshin "nga gjina më
pak e përfaqësuar duhet të jetë gjer në 40 %".
Në
Neni 15
nenin 45, pas shkronjës "d", shtohet shkronja "d/1", me përmbajtje si më
poshtë vijin:
"d/1. Mban qëndrimin e partisë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme
apo lokale, si dhe shkallën e respektimit të standradeve të zgjedhjeve të lira e të
ndershme. Qëndrimi i Këshillit Kombëtar ka efekt të menjëhershëm dhe është i
detyrueshëm për zbatim nga të gjitha organet drejtuese të Partisë Demokratike.
Ai ratifikohet në mbledhjen më të parë të Kuvendit Komëbtar të PDSH-së.".
Neni 16
Në nenin 46, pika 4, ndryshon si më poshtë vijon:
11
"4. Kur Kryetari mungon përkohësisht në detyrë, ai zëvendësohet nga një prej
Nënkryetarëve të caktuar me delegim nga Kryetari.".
Neni 17
Në nenin 47, bëhen këto ndryshime:
a) Shkronja "e", e pikës 1, ndryshohet si më poshtë vijon:
"e. kryetarët e organizatave partnere të Partisë Demokratike;".
b) Shkronja "f", e pikës 1, ndryshohet si më poshtë vijon:
"f. Dy anëtarë, përfaqësues të Diasporës, të cilët propozohen nga Kryetari i
Partisë dhe caktohen nga Kryesia e PDSH menjëherë pas konstituiimit të saj.".
c) Në fjalinë e dytë të shkronjës "g", togfjalëshi "Jo më pak se 30 % е
anëtarëve", zëvendësohet me togfjalëshin "Deri në 40% e anëtarëve".
Neni 18
Shkronja "a" e paragrafit të dytë, të pikës 1, të nenit 48, ndryshohet si më poshtë
vijon:
"a. emëron sekretarët politik të Degëve të PDSH-së, brenda dhe jashtë territorit
të Republikës së Shqipërisë.".
Neni 19
Pas nenit 51, shtohen nenet 51/1 dhe 51/2, me përmbajtje si më poshtë vijon:
"Neni 51/1
Kolegji i Drejtuesëve të Degëve të PDSH
1. Kolegji i Drejtuesëve të Degëve të PDSH, përbëhet nga të gjithë Kryetarët dhe
Sekretarët Politik të Degëve të PDSH, dhe është një strukturë drejtuese ndihmëse
dhe këshillimore e Kryetarit të Partisë.
2. Kolegji i Drejtuesëve të Degëve të PDSH, ushtron këto përgjegjësi:
a) diskuton mënyrën e përmbushjes së detyrave në kuadër të një aksioni apo
aktiviteti politik, sipas vendimeve të marra nga organet drejtuese të PDSH-së;
b) këshillon Kryetarin e Partisë për ndërmarrjen e aksioneve politike dhe
iniciativave që sigurojnë mbarëvajtjen e punës në parti;
c) mbështet Kryetarin e Partisë në përmbushjen e detyrave të caktuara nga organet
drejtuese të partisë;
12
d) diskuton për format dhe mënyrat e përmirësimit të organizimit dhe punëve në
parti.
1.
Neni 51/2
Këshilli Koordinues Kombëtar i Diasporës
Këshilli Koordinues Kombëtar i Diasporës është organ konsultativ dhe
përfaqësues i diasporës, që ngrihet dhe funksionon pranë Kryesisë së Partisë
Demokratike të Shqipërisë.
2. Këshilli Koordinues Kombëtar i Diasporës drejtohet nga Kryetari i Partisë
Demokratike të Shqipërisë dhe ka në përmbërje:
a) Sekretari i Përgjithshëm i PDSH-së;
b) Të gjithë kryetarët e degëve të PDSH-së në diasporë;
c) Drejtuesit e Sekretariatit për Diasporën i PDSH-së;
d) Sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare i PDSH-së;
e) 5 deri në 7 personalitete të shquara shqiptare të diasporës, të cilët emërohen me
propozim të Kryetarit të Partisë pas miratimit nga Kryesia e PDSH-së.
3. Këshilli Koordinues Kombëtar i Diasporës ushtron këto përgjegjësi:
a) propozon strategjinë kombëtare të PDSH-së për diasporën;
b) bashkërendon organizimin e degëve dhe strukturave të PDSH-së jashtë vendit;
c) propozon kandidatura dhe personalitete të diasporës për përfaqësim në organet
e PDSH-së dhe në listat elektorale;
ε) bashkërendon kontributin e profesionistëve, akademikëve, sipërmarrësve,
studentëve dhe personaliteteve të diasporës në programet politike të PDSH-së;
d) konsulton Kryesinë e PDFSH-së duke i paraqitur asaj raporte periodike mbi
gjendjen organizative, anëtarësinë, simpatizantët, nivelin e mobilizimit dhe
problematikat e diasporës.
4. Këshilli Koordinues Kombëtar i Diasporës mblidhet jo më pak se një herë në
vit. Ai mund të mblidhet edhe jashtë radhe me kërkesë të Kryetarit të Partisë.
5. Organizimi, procedurat e funksionimit, mënyra e raportimit dhe marrëdhëniet
e Këshillit Kombëtar të Diasporës me organet e tjera të PDSH-së përcaktohen në
Rregulloren e Brendshme të PDSH-së.".
Në nenin 58, bëhen këto ndryshime:
Neni 20
a) Fjalia e dytë, e pikës 3, ndryshon si më poshtë vijon:
"Përfaqësimi i LDG shkon gjer në 40%, përvec rasteve kur ligji elektoral
përcakton një standard minimum më të lartë.". 13
b) Fjalia e fundit, e pikës 3, ndryshohet si më poshtë vijon:
"Përfaqësimi i organizatave të tjera partnere përcaktohet nga Kryesia e PDSH-së
dhe mund të shkojë gjer në 2%. Kandidaturat propozohen në bashkëpunim dhe
pasi është marrë mendimi i organizatave partnere.".
Neni 21
Në nenin 60, pas togfjalëshit "Kuvendit Kombëtar", shtohen togfjalëshi",
Kryesisë së Partisë".
Neni 22
Në nenin 61, togfjalëshi " të dala nga zgjedhjet e ardhëshme pas ristrukturimit të
PD,", hiqet.
Neni 23
Këto ndryshime të Statutit, hyn në fuqi menjëherë.
Miratuar, më /2026
KOMISIONI I DREJTIMIT TË PUNIMEVE TË KUVENDIT
KOMBËTAR:
KRYETARI
ANËTAR ANETAR ANETAR ANËTAR
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128