Shkencëtarët zbulojnë një planet të mbuluar totalisht nga uji

26 Gusht 2022, 18:29 / MISTERE ALFA PRESS

Shkencëtarët zbulojnë një planet të mbuluar totalisht

Një planet tërësisht i mbuluar me ujë dhe që është 100 vite dritë larg Tokës është zbuluar së fundmi.

I quajtur TOI-1452b planeti u zbulua nga një ekip kërkimor ndërkombëtar i udhëhequr nga Charles Cadieux, një student doktorature në Universitetin Kanadez të Montrealit dhe rezultati është publikuar në The Astronomical Journal.

Planeti u identifikua për herë të parë falë teleskopit hapësinor Tess, nga NASA, i projektuar pikërisht për të skanuar galaktikën tonë në kërkim të planetëve jashtë Sistemit Diellor.

Kështu ishte e mundur të konstatohej se TOI-1452b orbiton rreth një sistemi yjesh binar më të vegjël se Dielli dhe që janë vetëm 97 njësi astronomike larg njëri-tjetrit, pak më shumë se dyfishi i distancës midis Diellit dhe Plutonit. 

Planeti, nga ana tjetër, është 70% më i madh se Toka dhe është i mbuluar tërësisht  nga një oqean i madh me ujë.

Të dhënat tregojnë praninë e një bërthame të fortë , ndërsa uji do të përfaqësonte deri në 20% të masës së tij (në Tokë është vetëm 1%). 

Detaje të reja të këtij planeti të ri dhe interesant do të zbulohen së shpejti falë vëzhgimeve me teleskopin hapësinor James Webb plotësisht funksional për disa muaj.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128