Top 10 misteret që prekin historinë e Botës

22 Dhjetor 2023, 18:04 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Top 10 misteret që prekin historinë e Botës

Nuk ka dyshim se në këtë botë gjenden mistere të mëdha të pazgjidhura prej miliona vitesh. Të tilla kemi mjaftueshëm dhe me to përballemi gati çdo ditë në pafundësinë dhe mrekullinë e mistershme të Tokës. Ne ju prezantojmë një liste me 10 mistere të pazbuluara ende, që janë zbuluar së fundmi.

10. Sferat e gërryera

Në dekadat e fundit, minierat e Afrikës së Jugut kanë nxjerrë nga gërmimet e tyre, sfera metali misterioze. Origjina e tyre mbetet e panjohur, ndërkohë që parametrat e tyre nuk kanë diametër më të madh se 2.54 centimetër. Disa prej këtyre gurëve kanë të gdhendur në vija paralele tre gropa të vendosura përgjatë ‘ekuatorit’ të sferave. Dy lloje sferash të tilla janë gjetur: një përbehet nga metal i kaltër me reflekse të së bardhës, dhe tjetra e porëzuar në sipërfaqe me vrimat të mbushura me një substancë të bardhë. Gurët që janë gjetur, sipas ekspertizës, i përkasin periudhës përpara 2.8 milionë viteve më parë. Nuk dihet kush i krijoi, dhe për çfarë arsyeje.

9. Gurët Dropa

Në vitin 1938, një ekspeditë arkeologjike e udhëhequr nga Dr. Chi Pu Tei në malet kineze Baian-Kara-Ula, bëri një zbulim të jashtëzakonshëm në disa shpella që kanë qenë banesat e kulturave antike. Të groposura në pluhurin e mijëra viteve, sipërfaqja e këtyre shpellave ishte pushtuar nga qindra gurë në formë disqesh. Diametri i tyre është rreth 23 centimetër, dhe secili gur ka një rreth të krijuar në qendër të tij, jashtëshkruar të cilit është gdhendur një vijë rrethore. Ata i përngjajnë disqeve të lashta të fonografëve të përpara 10,000-12,000 viteve. Në afërsi të qendrës së gurëve gjenden shkrime në formë hieroglifësh. Dekodimi i tyre flet për anije hapësinore nga një botë e largët që ishin përplasur mbi këto male. Pilotet e këtyre anijeve e quanin veten Dropa, dhe mbetjet e zbritjes së tyre në tokë, ndoshta sapo janë gjetur në këto shpella.

 8. Gurët Ica

Në fillim të viteve 1930, një antropolog i Ica-s në Peru, Javier Cabrera, zbuloi qindra gurë ceremonialë të groposur në varret e Incas-ve të lashtë. Dr. Cabrera, ka mbledhur më shumë se 1.100 gurë të tillë që vlerësohet të jenë të periudhës përpara 500-1.500 vitesh më parë. Ato janë quajtur në kolektivitet, gurët Ica. Gurët kanë të pikturuar arinj, shumë prej të cilëve në pozicione seksuale (ç'ka ishte normale për kulturën e lashtë të Incasve). Disa prej tyre japin pamjen e ngjashme të operacioneve kirurgjikale dhe transplanteve të trurit. Një gdhendje fantastike e disa gurëve të tjerë jep imazhin e qartë të dinozaurve-brentozaurve, triceratopeve, stegozaurve dhe pterozaurve. Megjithëse skeptikët qëndrojnë larg kësaj çështjeje, autenticiteti i këtyre gurëve as nuk është aprovuar, as nuk është hedhur poshtë. 

7. Gurët gjigante sferike të Costa Rica-s

Në vitet 1930, kërkimet për të zgjeruar plantacionet e pemëve të bananeve në Costa Rica, rezultuar mjaft të pasura në një drejtim tjetër. U gjetë duzina sferash gjigante të gurta, disa prej të cilëve ishin përsosmërisht sferike. Gurët varionin që aga madhësia e një topi tenisi, në një diametër të jashtëzakonshëm prej 2.44 metër me peshë 16 ton. Edhe pse janë qartësisht të krijuar nga njeriu, mbetet e panjohur arsyeja dhe qëllimi i tyre. Mbi të gjitha, nuk dihet sesi është arritur të ndërtohet një përpikmeri e tillë sferike.

6. Oera Linda

Libri Oera Linda është dorëshkrimi më i debatuar në histori, mitologji dhe besimet fetare të kulturës Frisiane. Ai është gjetur në shekullin e 19-të. Termat që përfshihen në këtë libër, i përngjajnë katastrofizmit, nacionalizmit, matriarkalitetit dhe mitologjisë. Teksti sugjeron se Europa dhe vendet e tjera në pjesën më të madhe të historisë së tyre, janë udhëhequr për vite të tëra në vazhdim nga gratë dhe nënat më popullore të shoqërisë së atëhershme. Ato ndiqnin një rregull të caktuar hierarkik të ‘Urdhrit të Priftëreshave Beqare’, që i dedikohej perëndeshës Frya, vajza e perëndisë supreme Ër-alda dhe Irtha, nëna njerëzore ( jo perëndi). Deklarohet gjithashtu se civilizimi Frisian kishte alfabetin e vet, që ishte paraardhës i alfabeteve greke dhe Feniciane. Dorëshkrimi daton në vitin 1256. Sugjerohet se është kopje e dorëshkrimeve edhe më të vjetra, dhe nëse kjo është e vërtetë, atëherë na rikthen në vitet 2194 përpara Krishtit deri në vitin 803 pas Krishtit.

5. Fosile të pabesueshme

Për fosilet kemi dëgjuar që në klasë të parë. Ato shfaqen në formë materiali të gurtë që formohen gjatë mijëra viteve. Por ka disa fosile që nuk përbëjnë asnjë domethënie në gjeologji apo histori. Fosili i një gjurme të dorës së njeriut, për shembull, u gjet në formën e një guri gëlqeror 110 milionë vjeçar. Në Arktikun Kanadez, ajo që duket si fosile e një gishti të njeriut, daton përsëri 100 deri në 110 milionë vite më parë. Ajo që duket si fosili i këmbës së një njeriu, që ndoshta përdorte sandale, u gjet afër Delta-s, nëUtah, në një depozitë argjilore që vlerësohet të jetë e lashtë 300 milionë deri në 600 milionë vite më parë. Kjo rihap debatin se kur ka filluar njeriu të popullojë tokën.

 4. Objekte të përpunuara metali

Njerëzit supozohet të mos kishin banuar në tokë rreth 65 milionë vjet më parë, kështu që nuk bëhet fjalë që ta kenë përpunuar ata metalin. Si e shpjegon shkenca zbulimin e tubave metalike gjysmë-vezake të gjetura në Francë? Në vitin 1885, në një bllok qymyrguri u gjendën kuba metali të krijuara nga dora inteligjente njerëzore. Në vitin 1912, punëtorët e ndërtimit, shkatërruar një tjetër bllok metali nga i cili nxorën një vazo hekuri. Një thua gishti njerëzor është gjetur gjithashtu i ngjitur pas një guri, që i përket Erës së Mezolitit. Dhe për më tepër, ka shumë anomali të tjera të gjetura në këtë zonë.

3. Arka e Besëlidhjes 

Arka konsiderohet të jetë një nga thesaret më të mëdhenj të fshehur që tentojnë të vërtetojnë fakte të pamohueshme të Testamentit të Vjetër. Zbulimi i tyre mbeten qëllimi i shumë arkeologëve modern dhe aventuriereve. Ai supozohet se përmban shumë urdhëresa të dhëna në tabela prej guri që i përkasin Moisiut në Malin e Sinai-t. Sipas librit të Eksodit, Arka përbëhet nga dru i veçantë, dhe është e larë në ar. Besohej se kishte fuqi të mbinatyrshme ky objekt, që thuhet se ka shkaktuar vdekjen e një personi që tentoi ta prekte, apo ‘mallkimin e keq’ që thuhej se u dha Filistinëve pasi ata e braktisën. Ka shumë spekulime mbi vendin ku është groposur ky thesar. Mund të duhet një gjeni për ta gjetur, por një budalla për t’iu afruar!

 2. Floku i Engjëllit

Floku e Engjëllit, është një fenomen që nuk ka marrë asnjëherë kuptimin e saktë. Fenomeni përbëhet nga rënia e fijeve të mëndafshit nga qielli, ‘në formë shiu’ mbi tokë. Është një fenomen i përhapur gjerësisht mbi tokë, kryesisht në zona si Amerika e Veriut, Zelanda e Re, Australia, dhe Europa Perëndimore. Nuk ka prova që zbulojnë shkakun e këtij fenomeni, që mund ta shohësh me sy, por nëse zgjatesh ta kapësh, zhduket sa hap e mbyll sytë. Në këtë mënyrë nuk dihet as nga çfarë përbëhet në të vërtetë ‘ky lloj shiu’. Spekulimet thonë se vjen nga merimangat, apo ndonjë insekt tjetër i madh që thur të tilla rrjeta. Nuk përjashtohet mundësia e UFO-ve gjithsesi, sepse është një material i një natyre shumë të butë, i pamundur për t’u mbledhur për eksperimente, dhe për të marrë rezultate kimike.

1. Harta Piri Reis

Harta Piri Reis është një hartë shumë e famshme e botës para-moderne, e krijuar në shekullin e 16-të nga kartografi Piri Reis, në admiralin Osman (Turk). Harta tregon pjesë të brigjeve perëndimore europane dhe të Afrikës veriore, me një saktësi të arsyeshme. Madje edhe brigjet e Brazilit janë mjaft të thjeshta për t’u dalluar. Janë pasqyruar aty edhe disa ishuj të Oqeanit Atlantik si Azorës dhe Canary, pa lënë mënjanë edhe ishullin mitik, Antillia-n. Mendohet se kjo hartë është krijuar nga njerëz që ishin të vetëdijshëm për ekzistencën e Antarktikës. Disa studiues, mendojnë se kjo është pjesë e hartave të tjera që mbështesin një teori të eksplorimit global nga një civilizim i pazbuluar i periudhës para-klasike.

Po ndodh...