“Ungjilli i Marisë”
I përkthyer kohët e fundit nga profesorja e fesë në Universitetin e Princetonit, Anne Marie Luijendijk, “Ungjilli i Marisë”, 1500 vjecar, nuk është një ungjill që përshkruan jetën dhe vdekjen e Jezu Krishtit, sic kishte supozuar shumëkush. Ai është një lloj parashikimi për të ardhmen, që ndihmon njerëzit të zgjidhin problemet e tyre. Libri i orakullit të krishterë është shkruajtur në gjuhën kopte egjiptiane, që përdor alfabetin grek. Libri hapet kështu: “Ungjilli i Marisë, nëna e Zotit Jezu Krisht, ajo të cilës Gabrieli dhe Engjëlli i sollën lajmin e mirë. Ai që do të ecë përpara me gjithë zemër, do të marrë atë që kërkon. Vetëm mos ji me dy mendje”.
Kjo hapje e coi Luijendijkun të besojë se libri përmbante një lloj standart ungjilli. Megjithatë, më vonë ajo zbuloi se libri shumë i përdorur përbëhej nga 37 orakuj, që rrallëherë e përmendnin Jezusin. Nëse një person kish nevojë për ndihmë me një problem që kishte, ai do të bënte pyetje për pronarin e librit. Më pas ata do të zgjidhnin rastësisht një orakull për të zgjidhur problemin. Pronari i librit do të interpretonte përgjigjen e orakullit. Secili orakull është shkruar në mënyrë kaq të paqartë, saqë mund të përdoret për shumë situata. Një shembull do të ishte: “Mjaft me dy mendje, o njeri, ndodh apo nuk ndodh kjo gjë. Po, do të ndodhë! Bëhu i guximshëm dhe mos ji me dy mendje. Sepse do të mbetet me tty për një kohë të gjatë dhe ti do të marrësh gëzim dhe lumturi”.
Këta lloj librash të lashtë përdoreshin për të parashikuar të ardhmen e njerëzve. Në tërësi, ky libër merr një këndvështrim pozitiv për atë që është përpara në të ardhmen. Megjithatë, Luijendijk nuk kish dëgjuar për ndonjë libër tjetër të tillë që të quhej “ungjill”, që përkthehet në “lajm i mirë”. Kjo e ka shtyrë profesoren të mendojë se ungjijtë mund të jenë parë ndryshe në kohët e lashta, ndoshta jo vetëm si tekste për jetën dhe vdekjen e Jezusit. Në vitin 1984, libri iu dhurua Universitetit të Harvardit nga nusja e një shitësi antikuaresh. Megjithatë, askush nuk e di se si apo kur, familja e siguroi këtë libër. /Bota.al
'Tak-Tak-u' i SPAK-ut në derën e Erjon Veliajt!
ide
Nevoja për reformim përpara kolapsit financiar të Bashkisë Vlorë!
Nëna ime Militante
Saliu godet kundërshtarët për ato që ai ka bërë vetë
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128