Video që po trondit njerëzit/ Delet ecin në formë rrethore për 12 ditë rresht pa u ndalur

17 Nëntor 2022, 13:14 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Video që po trondit njerëzit/ Delet ecin në formë rrethore

Një tufë delesh është filmuar duke ecur në formë rrethore për dymbëdhjetë ditë rresht pa u ndalur.

Spektakli befasues i kësaj kopeje me dele i ka lënë njerëzit e tronditur dhe konfuzë teska përpiqen t’i japin kuptim sjelljes në videon virale. Edhe vetë pronarja e kopesë së deleve ka mbetur e shtangur nga modeli i lëvizjes së tyre. Zonja Miao tha se filloi me vetëm disa dele përpara se anëtarët e tjerë të kopesë të bashkoheshin.

Videoja misterioze u filmuan në qytetin Baotou në Mongolinë e Brendshme më 4 nëntor. Nuk dihet akoma se cila është arsyeja që delet silleshin në atë mënyrë. Thuhet se ekziston një sëmundje që bën që disa kafshë të duken të çorientuar dhe më pas fillojnë të lëvizin në mënyrë të tillë.

Shkencëtarët kanë studiuar prej kohësh pse disa kafshë të tjera si peshkaqenët dhe breshkat lëvizin në modele rrethore. Megjithatë, ata ende nuk kanë arritur në një përfundim për arsyen. 

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128