Përshkallëzohet zjarri në Opar të Maliqit, digjen dy shtëpi

3 August 2026, 20:39 / AKTUALITET ALFA PRESS
Përshkallëzohet zjarri në Opar të Maliqit, digjen dy

Situata me zjarret në zonën e Oparit, në Maliq, është përkeqësuar, pasi flakët kanë përfshirë edhe dy banesa të pabanuara.

Zjarri ka përparuar me shpejtësi gjatë pasdites së sotme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në dy shtëpitë e prekura nga flakët.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po vijojnë ndërhyrjen për izolimin e vatrës së zjarrit, si dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme drejt zonave përreth dhe banesave të tjera.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa flakët po vijojnë të përhapen me shpejtësi.

Po ndodh...