Zbardhen detaje/ Pashk Gjini i "Alesia", djali i pronarit të "Brunes" dhe 3 të tjerë qëlluan me armë nga jahti në Palasë
Mbrëmjen e së dielës u dëgjuan të shtëna me armë zjarri nga një jaht që lundronte në Palasë. Njoftimi, i cili erdhi reth oren 21:00, vuri në lëvizje Policinë Kufitare, Delta Force dhe FNSH që nisën ndjekjen për kapjen e mjetit lundrues që po lëvizte drejt Himarës me një operacion nga deti e toka që zgjati 2 orë.
Pasi ia dolën ta shoqëronin jahtin në kalatat e Porto Palermos, policia ka ndaluar 4 persona që ndodheshin në bord.
Sipas policisë, janë ndaluar Bruno Çela 31 vjeç, djali i biznesmenit të "Brunes", Geront Çelës, Leonard Hasa, 31 vjeç, Afrim Kastrati 49 vjeç dhe Pashk Gjini, 60 vjeç (Pronar i "Alesia"). Gjatë kontrollit të tyre dhe jahtit, policia nuk ka gjetur asnjë send të paligjshëm. Nuk është e qartë se cili prej tyre e ka përdorur armën. Bëhet me dije se jahti fillimisht kishte marrë drejtimin për në Greqi, por më pas ndryshoi kurs. Gjatë ndjekjes, njëri prej personave në bord u hodh në det dhe u kap më pas nga policia Kufitare.
Gjatë operacionit, dy nga personat që ndodheshin në bordin e jahtit, tentuan të afroheshin në breg me gomone për t'i ikur policisë. Por, pasi konstatuan praninë e efektivëve në tokë, ata u kthyen sërish drejt jahtit.
Sipas të njëjtave burime, në përpjekje për t'iu shmangur autoriteteve, jahti fiku dritat dhe vijoi lëvizjen në det. Ende nuk dihen rrethanat pse kanë ndodhur të shtënat apo tentativa e personave të ndaluar për t'i shpëtuar policisë.
Por kush është Bruno Çela?
Bruno Çela është një prej 4 të ndaluarve në jahtin në Palasë prej të cilit u dëgjuan të shtëna. 31-vjeçari bashkë me 3 të tjerë tentuan t’i shpëtonin policisë që i ndoqi për dy orë në det, por më pas përfunduan në duart e efektivëve. Çela është djali i Geront Çelës, pronarit të ‘Brunes’, biznes për pllakat e pajisjet hidrosanitare.
Gjithashtu ai rezulton aksioner në një kompani mjetesh lundrimi, ‘MennYacht Albania’, ‘AKBC Invest’ dhe BB Orikum Invest, biznese për ndërtim e menaxhim strukturash turistike si dhe te ‘Vlora Marina.’
Në maj 2023, Bruno Çela kurorëzoi dashurinë me vajzën e Tom Doshit, Briana. Gjithashtu Bruno Çela është futur në Këshillin Bashkiak të Tiranës bashkë me dy anëtarë të tjerë të PSD-së së Tom Doshit, ku ishte listuar i pari./Shqiptarja.com
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
Kryeministri po flet me veten
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
Protesta si burimi i ri i legjitimitetit politik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128