Të shtënat nga një jaht në Palasë/ Mjeti lundrues fiku dritat për t'i shpëtuar policisë, kapen 4 persona pas 2 orësh ndjekje
Një jaht që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër është ndaluar pas një operacioni të forcave të Policisë Kufitare, Delta Force dhe FNSH-së, ndërsa aktualisht po shoqërohet drejt Porto Palermos.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, pasi pushues të zonës kanë njoftuar policinë për të shtëna me armë zjarri në ajër, që dyshohet se vinin nga drejtimi i një jahtit.
Pas të shtënave, dy persona që ndodheshin në gomonen e jahtit kanë tentuar të largohen në drejtim të bregut. Megjithatë, pasi kanë konstatuar praninë e policisë, ata janë kthyer sërish drejt jahtit. Më pas, jahti është larguar nga zona duke fikur dritat, në përpjekje për të shmangur identifikimin dhe ndjekjen nga autoritetet.
Në bord ndodheshin katër persona, të cilët janë shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Gjatë kontrollit të ushtruar në jaht, burimet bëjnë me dije se nuk është gjetur asnjë armë zjarri.
Policia Kufitare, së bashku me Delta Force dhe FNSH-në, janë vënë në ndjekje të mjetit lundrues. Operacioni ka zgjatur rreth dy orë, deri në momentin kur jahti është ndaluar. Pas ndalimit, mjeti lundrues u shoqërua drejt Porto Palermos, ku janë bërë kontrolle dhe verifikime lidhur me ngjarjen dhe përdorimin e armës së zjarrit.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
Kryeministri po flet me veten
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
Protesta si burimi i ri i legjitimitetit politik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128