Aksident fatal në Kosovë, treni godet për vdekje një person
3 August 2026, 08:20 / KOSOVA
Një person ka humbur jetën mëngjesin e së hënës pasi është goditur nga një tren në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, rasti është raportuar në Polici rreth orës 05:35.
“Rreth orës 05:35 Policia është njoftuar se treni, i cili ishte nisur nga qyteti i Pejës, e ka goditur një person. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me autoambulancën, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Në vendngjarje ndodhen njësitë kompetente policore dhe prokurori i shtetit”, tha Gashi.
Rrethanat dhe shkaqet e incidentit janë duke u hetuar nga organet kompetente.
Me rastin po merren njësitë përkatëse policore dhe Prokuroria.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128