Marash Kumbulla drejt La Ligës, mbrojtësi shqiptar pranë kalimit te Rajo Vajekano

2 August 2026, 22:59 / SPORT ALFA PRESS

Marash Kumbulla drejt La Ligës, mbrojtësi shqiptar pranë kalimit

Marash Kumbulla është shumë pranë një aventure të re në kampionatin spanjoll. Mbrojtësi shqiptar pritet të largohet nga Roma për t’u bashkuar me Rajo Vajekanon, me klubet që kanë hyrë në fazën përfundimtare të bisedimeve për një marrëveshje huazimi.

Negociatat mes klubit spanjoll dhe Romës po avancojnë, ndërsa palët po punojnë për detajet e fundit të transferimit.

Nëse gjithçka përfundon sipas planit, zyrtarizimi i lëvizjes së 26-vjeçarit mund të vijë në ditët e ardhshme.

Kumbulla, i cili ka kaluar disa periudha të vështira për shkak të dëmtimeve dhe konkurrencës së madhe në repartin e mbrojtjes te Roma, kërkon më shumë minuta në fushë për të rikthyer ritmin dhe formën e tij.

Rajo Vajekano shihet si një mundësi e rëndësishme për shqiptarin, i cili do të synojë të fitojë hapësira në La Liga dhe të rikthehet protagonist në një kampionat ku më herët ka lënë gjurmë me paraqitjet e tij.

Po ndodh...

ide