“Thamë arresto Ballukun, jo liro Beqajn”, pankartat pikante në ditën e 64-t të protestës
2 August 2026, 21:53 / POLITIKË
Qytetarët që morën pjesë në ditën e 64-t të protestës kundër qeverisë kanë shfaqur pankarta me mesazhe ironizuese drejtuar kryeministrit Edi Rama.
Një prej pankartave që tërhoqi vëmendjen mbante mbishkrimin: “Ne thamë arresto Ballukun, jo liro Ilir Beqajn”, duke iu referuar lirimit nga burgu pak ditë më parë të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Pankarta u shfaq gjatë tubimit para Kryeministrisë, ku protestuesit vijuan të shprehin kritika ndaj qeverisë dhe kërkesat e tyre politike.
Protesta, e cila ka hyrë në ditën e saj të 64-t, nisi fillimisht kundër një projekti turistik në Zvërnec, por më pas u zgjerua në një lëvizje kundër qeverisë dhe klasës politike.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




