Protesta kundër qeverisë në ditën e 64 radhazi/ Lëvizja qytetare nuk ndalet, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës
Lëvizja qytetare që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë vijon edhe këtë të diel, me protestën e radhës që pritet të nisë në orën 19:00 në sheshin “Skënbderbej”, në Tiranë.
Tubimi i sotëm shënon ditën e 64-të radhazi të mobilizimit, ndërsa organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive dhe vazhdimin e protestave deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Gjatë protestës së 63-të, mijëra qytetarë marshuan në rrugët e kryeqytetit, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë përmes pankartave dhe sloganeve të ndryshme. Mes thirrjeve të dëgjuara ishin: “O milet, Rama ka siklet”, “Rama f*ck you” dhe “140 deputet, Parlament analfabet”.
Protestës iu bashkuan edhe përfaqësues të diasporës, të cilët kërkuan fundin e sistemit aktual politik, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
Kryeministri po flet me veten
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
Protesta si burimi i ri i legjitimitetit politik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128