Qëllohet me armë zjarri në drejtim të “Audit” te Ura e Milotit
1 August 2026, 21:53 / AKTUALITET

Një ngjarje e rëndë, por pa pasoja në jetë njerëzore ka ndodhur sot rreth orës 18:00 te Ura e Milotit.
Dyshohet se shtetasi Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip "Audi", ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip "Audi", në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik.
Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj. (A2 Televizion)
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128