U kap duke shitur drogë, pranga 23-vjeçarit shqiptar në Genova! I gjenden 12 doza kokaine të fshehura te të brendshmet
Një 23-vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar për mbajtje të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre.
Policia e Genova-s pikasi shitjen e një pakoje me lëndë narkotike mes të arrestuarit dhe një personi tjetër, përmes shkëmbimit të dy kartëmonedhave, në lagjen Borgoratti.
Pasi i ndoqën për disa minuta dhe i ndaluan në zonën e Nervit, gjatë kontrollit blerësi u gjet me një dozë kokainë. 23-vjeçari kishte me vete 12 pako të së njëjtës substancë, të përgatitura për shitje dhe të fshehura në të brendshme, një telefon celular dhe kartëmonedhat e marra sapo nga shitja.
Gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 8 280 euro cash, të fshehura në vende të ndryshme të shtëpisë.
Sendet e gjetura u sekuestruan dhe personi u arrestua, ndërsa më pas u përball me gjykimin e drejtpërdrejtë.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128