Përplasje në BE pas krizës në Spanjë/ Pedro Sanchez lëshon akuza të forta ndaj vendimit të Romës për Schengen-in, kërkon mbledhje urgjente të ministrave të unionit
Kriza e rëndë migratore që preku Spanjën, me dhjetëra mijëra emigrantë që kaluan me not nga Maroku në enklavën spanjolle, ka krijuar një përçarje të fortë mes Madridit dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.
“Një qëndrim i tillë, i diktuar nga paragjykimet, dezinformimi, padituria ose interesat politike, jo vetëm që bie ndesh me të drejtën evropiane, të drejtën humanitare dhe parimet e solidaritetit që na bashkojnë, por edhe me interesat afatgjata të Evropës dhe me logjikën më elementare”, shkruan Sánchez, duke iu referuar vendimit të Romës që pezulloi marrëveshjen e Shengen, por pa e përmendur drejtpërdrejt Italinë.
I menjëhershëm ishte reagimi i Bashkimit Evropian. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se unioni i ofroi ndihmë Spanjës që në momentin e parë, ndërsa shtoi se ka mirëpritur thirrjen për një takim për të vlerësuar atë që ka ndodhur në Ceuta, ku 60 mijë emigrantë kaluan kufirin brenda 24 orëve, por shumica prej tyre u kthyen mbrapsht.
Gjatë kalimit të kufirit, të paktën 86 emigrantë humbën jetën, ndërsa shumë të tjerë u plagosën. Policia franceze ndërhyri me forca të shumta në qytetin Ceuta, duke krijuar një perimetër sigurie dhe riktheu situatën nën kontroll.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128