“Rama i ka ditët e numëruara”/ Diaspora zbarkon sot në Tiranë! Paralajmërohet protestë masive, kërkesë e panegociueshme mbetet ikja e kastës politike

1 August 2026, 18:25 / POLITIKË ALFA PRESS
“Rama i ka ditët e numëruara”/ Diaspora zbarkon sot

Lëvizja qytetare që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë mban sot protestën kombëtare, ku do të jetë e pranishme dhe Diaspora shqiptare. 
Ashtu si për cdo natë, edhe dje u mbajt protesta e 62-të radhazi, duke vijuar mobilizimin e përditshëm në Tiranë.

Gjatë tubimit, organizatorët përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa njoftuan se protesta e radhës, e planifikuar për nesër, më 1 gusht, pritet të jetë një protestë kombëtare me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve dhe të diasporës shqiptare.

Sipas njoftimeve të shpërndara nga komunitetet e diasporës në rrjetet sociale, protesta do të zhvillohet në Bulevard, ndërsa shqiptarët brenda dhe jashtë vendit janë ftuar t’i bashkohen tubimit.

 “Ka nisur numërimi mbrapsht. Vrisni frikën, merrni pjesë në protestë. Rama i ka ditët e numëruara”, ishin thirrjet e bëra në protestën para Kryeministrisë

 

Po ndodh...

ide