Shembet galeria e kromit në Bulqizë, dyshohet për një viktimë

1 August 2026, 16:34 / AKTUALITET ALFA PRESS
Shembet galeria e kromit në Bulqizë, dyshohet për një

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë në një galeri kromi në malin e Tërnovës, në Bulqizë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një masiv shkëmbor është shembur brenda galerisë, duke zënë poshtë një minator, i cili sipas policisë është mbuluar nga kromi dhe dyshohet se ka humbur jetën.

“Rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës.

Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i kromit. Shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij”,- njoftoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Po ndodh...

ide