Kristjan Asllani drejt Atalantës? Eksperti i merkatos shuan zërat, ja e vërteta me mesfushorin e Kombëtares shqiptare
1 August 2026, 13:12 / SPORT

E ardhmja e Kristjan Asllanit vazhdon të mbetet e paqartë, por një gjë është e sigurt: nuk ka negociata mes Interit dhe Atalantës për mesfushorin shqiptar.
Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili ka mohuar raportimet e fundit që lidhnin Asllanin me një transferim te klubi nga Bergamo.
Sipas Romanos, pavarësisht spekulimeve, Interi dhe Atalanta nuk janë në bisedime për 23-vjeçarin. Megjithatë, ai shton se mesfushori shqiptar do të largohet nga zikaltërit gjatë kësaj merkatoje.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i radhës për Kristjan Asllanin, ndërsa interesi për të në tregun e transferimeve vazhdon të jetë i lartë.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Fundi i iluzionit të diplomacisë
Nga Sokol Neçaj
Poliçani është vetëm fillimi i shpërthimit të krizës
Nga Red Varaku
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128