Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare

1 August 2026, 09:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një person është vënë në pranga mbrëmë në zonën e Lungomares në Vlorë, pasi dyshohet se qarkullonte i armatosur pa leje.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, operacioni u zhvillua në një prej akseve më të frekuentuara të qytetit, duke tërhequr vëmendjen e pushuesve dhe kalimtarëve.

Deri më tani nuk është bërë publik identiteti i të arrestuarit dhe detaje mbi armën e sekuestruar. Policia e Vlorës pritet të dalë me një njoftim zyrtar për rrethanat e ngjarjes.

Po ndodh...

ide