“Nuk mbrojmë resortet luksoze”/ Eurodeputetja italiane i përgjigjet Ramës pas akuzave për agjenda personale
Eurodeputetja italiane Cristina Guarda, pjesë e Delegacionit të Parlamentit Europian për marrëdhëniet me Shqipërinë, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili më herët akuzoi eurodeputetët që kanë mbështetur protestat në Shqipëri se udhëhiqen nga interesa dhe agjenda personale.
Në reagimin e saj, Guarda i ka kundërshtuar këto pretendime, duke theksuar se qëndrimet e eurodeputetëve lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe me respektimin e të drejtave të qytetarëve.
Sipas saj, angazhimi europian nuk lidhet me interesat e investitorëve apo projekteve private, por me mbrojtjen e standardeve demokratike, mjedisit dhe mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.
“Ne punojmë për një proces anëtarësimi të Shqipërisë në Bashkimin Europian që vendos në plan të parë të drejtat e qytetarëve shqiptarë dhe jo tekat e atyre që investojnë, blejnë e spekulojnë”, deklaroi eurodeputetja.
Guarda bëri të ditur se i ka dërguar një letër Komisionit Europian ku, sipas saj, evidentohen problematikat që lidhen me legjislacionin shqiptar dhe procesin e integrimit.
Ajo u ndal veçanërisht te ligji 21/2024, për të cilin pretendon se bie ndesh me legjislacionin europian dhe se duhet të ndryshohet për të garantuar përputhshmërinë me standardet e BE-së.
Eurodeputetja ngriti gjithashtu shqetësime për projektet turistike në zonat e mbrojtura, duke përmendur rastin e zonës Vjosë-Nartë, ku sipas saj vijojnë raportimet për punime.
Në reagimin e saj, Guarda theksoi se çështja nuk lidhet vetëm me mbrojtjen e mjedisit, por edhe me të drejtën e pronësisë, duke nënvizuar se shumë qytetarë shqiptarë ende nuk disponojnë tituj të sigurt pronësie dhe se procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist mbetet i papërfunduar.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
Fundi i iluzionit të diplomacisë
Poliçani është vetëm fillimi i shpërthimit të krizës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128