Zjarr në Mallakastër, përfshihen nga flakët vreshtat me ullinj
Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në fshatin Greshicë, në Mallakastër, duke përfshirë sipërfaqe me ullishte, vreshta dhe bazë ushqimore për bagëtitë.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë, çka ka bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi dhe të shkaktojë dëme në tokat bujqësore të zonës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për vënien nën kontroll të flakëve, duke bërë të mundur neutralizimin e situatës dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Nga zjarri janë dëmtuar vreshta, ullishte dhe rezerva ushqimore për bagëtitë, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Po ndodh...
ide
Fundi i iluzionit të diplomacisë
Poliçani është vetëm fillimi i shpërthimit të krizës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128