Rama "Nona" e manipulimit të informacionit dhe algoritmit, pagoi 50 milion mesazhe kundër Lulzim Bashës në 2021
Debati i fundit i kryeministrit, Edi Rama, për rolin e algoritmeve në rrjetet sociale dhe manipulimit të informacionit tingëllon si një alarm i vonuar, por edhe si një ironi e madhe politike në vetvete. Për vite me radhë, politika shqiptare ka jetuar pikërisht brenda atij “algoritmi” dhe dizinformimi që sot denoncohet: një realitet ku perceptimi publik nuk ndërtohet më mbi fakte, por mbi amplifikim, kornizim dhe manipulim të vazhdueshëm të narrativës.
Në teori, shqetësimi është i drejtë. Në praktikë, është i pabesueshëm, kur vjen nga ata që kanë përfituar më shumë nga i njëjti sistem.
Sepse në Shqipëri, algoritmi nuk është thjesht teknologji. Është instrument politik. Nona e tij është Edi Rama
Prej vitesh, figura e Lulzim Bashës është bërë shembulli më i qartë i mënyrës se si sulmohet një imazh publik në epokën digjitale. Jo me argumente politike, por me një industri të tërë ironie, meme-sh, dhe narrativash të përsëritura, për ta demtuar imazhin. E mbani mend Taulant Ballën se si përdor vazhdimisht një lapsus të 7X7? Ironizonte për matematikën e Bashës, për ti ikur faktit se ai po denonconte korrupsionin e tmerrshëm me Incenerarorët. Balla vetë ra viktimë e lapsusit në llogitjen e viteve të pavasisë së Shqipërisë. Por për Ballën ky nuk është problem, për Bashën po. Sepse në fakt Balla bëri lapsus për të mbrojtur korrupsionin, e Basha për ta denoncuar atë.
Në këtë terren, raportime investigative si ato të BIRN kanë ngritur prej kohësh pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si ndërtohen fushatat digjitale në Shqipëri, përfshirë përdorimin e rrjeteve të koordinuara të komunikimit dhe strategjive të targetuara për ndikim publik gjatë proceseve zgjedhore. Nuk është fjala për perceptime, por për një realitet ku komunikimi politik ka kaluar kufirin mes propagandës tradicionale dhe inxhinierisë së opinionit.
Rama që ankohet sot, vetëm në 2021 ka shpërndarë 50 milionë mesazhe denigruese për të zvogëluar Lulzim Bashën në sytë e shqiptarëve. Basha ishte vetë kryetar i opozitës dhe “gabimi i tij” ishte denoncimi i korrupsionit dhe lidhjeve të Ramës me krimin. Ndërsa Rama sot është kryeministri i cili për 14 vite e ka përdorur shtetin si pronë privatë e vend, ku pastrohen paratë e krimit.
Dhe këtu qëndron hipokrizia thelbësore e debatit të sotëm: Të njëjtat metoda që dikur nuk pranoheshin si problem, sot denoncohen vetëm kur perceptohet se godasin në drejtimin e gabuar politik.
Në Britani dhe vende të tjera perëndimore, hetime dhe raportime kanë dokumentuar rrjete të përmbajtjes së automatizuar dhe llogarish të koordinuara që kanë ndikuar në përhapjen e narrativave kundër liderëve politikë, përfshirë edhe figura si Keir Starmer. Pra fenomeni nuk është lokal, por global. Diferenca është se atje diskutohet si kërcënim demokratik; këtu Edi Rama e ka përdorur si armë politike selektive.
Dhe kjo e bën debatin edhe më të ashpër: Sepse nuk kemi të bëjmë me luftë kundër manipulimit, por me luftë për kontrollin e manipulimit.
Në këtë kuptim, pyetja nuk është më nëse algoritmet ndikojnë politikën. Pyetja është kush i përdor ato, kur i përdor dhe kundër kujt.
Sepse në fund, standardi i dyfishtë është bërë rregull: Kur algoritmi të godet ty, quhet problem; kur godet kundërshtarin, quhet strategji politike!
Por sot Ramën nuk po e godet algoritmi, por korrupsioni galopant i pushtetit të tij./Alfapress.al
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128