“Qëllimi, forcimi i bashkive”, Mazniku shpjegon draftin e PS për Reformën Territoriale

31 July 2026, 15:52 / POLITIKË ALFA PRESS

“Qëllimi, forcimi i bashkive”, Mazniku shpjegon draftin e PS

Bashkëkryetari socialist i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, në një konferencë për mediat ka prezantuar draftin e depozituar në Kuvend nga Partia Socialiste për riorganizimin territorial të vendit.

Sipas tij, ndryshimet territoriale duhet të miratohen përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2027, shkruan A2.

Ai theksoi se një nga objektivat kryesore të reformës është forcimi i bashkive: “Që kur është krijuar komisioni, afatit i punës së tij ka qenë nëntëmujor dhe dihej se mandati i tij përfundonte në mes të korrikut. Së dyti, në muajin maj të 2027, Shqipëria do ketë zgjedhje vendore, në të cilat duhet të hyjmë me një sistem të ri dhe me një hartë të re territoriale, në mënyrë që të përballemi me ato sfida, që Shqipëria i ka përpara. Pjesë e sfidës që ne kemi përpara është të forcojmë bashkitë tani, të futemi në zgjedhjet e ardhshme me bashki me struktura më të afta ekonomikisht, më të afta funksionalisht”.

Mazhoranca ka depozituar në Kuvend propozimet e saj për ndarjen e re administrative‑territoriale, e cila parashikon uljen e numrit të bashkive në 46 nga 61 që janë aktualisht.

Në draftin e PS, risi është edhe krijimi i një organizimi të ri vendor, që do të quhet “qyteti” dhe do të ketë një status të veçantë ligjor, duke e organizuar vendin në 71 qytete dhe 387 njësi administrative. 

Po ndodh...

ide