Rama zgjedh ish-zyrtaren e PD-së për drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit
30 July 2026, 16:38 / POLITIKË

Burime të sigurta për Piranjat News bëjnë me dije se dy ditë më parë është emëruar drejtuesja e re e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT)
Sipas informacioneve është vendosur Jola Hysaj, e cila më parë ka mbajtur detyrën e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike. Hysaj dha dorëheqjen nga ky funksion në mars të vitit 2026.
Ajo zëvendëson Zana Çelën, e cila drejtonte Agjencinë Kombëtare të Turizmit që prej 9 shkurtit 2023.
Emërimi i Hysajt pritet të ndezë debat në skenën politike, pasi vjen pas angazhimit të saj të mëparshëm në Partinë Demokratike.
Ndoshta kjo lëvizje mund të shihet si një tjetër përpjekje e kryeministrit Edi Rama për të afruar në administratë figura që më parë kanë mbajtur funksione në opozitë.
Po ndodh...
ide
Protesta si furra ku po farkëtohet sistemi i ri politik
Nga Red Varaku
Një Parlament kllounësh!
Nga Sidi Hasanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128