“Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”, reagon ish-kryeministri Majko!
Lajmi për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër ka nxitur reagimin e ish-kryeministrit. Pandeli Majko.
Pas marrëveshjes në parim mes Shqipërisë dhe Serbisë për hapjen e një zyre konsullore serbe në Shkodër dhe një zyre konsullore shqiptare në Bujanoc, ai ka publikuar një postim në rrjetet sociale.
Majko ka komentuar këtë zhvillim duke vënë në dukje kontrastin mes dy vendeve ku do të hapen zyrat konsullore: Shkodrës në Shqipëri dhe Bujanocit, në territorin e Serbisë, por të banuar kryesisht nga shqiptarë.
Reagimi i Pandeli Majkos:
“Konsullatë serbe në Shkodër?!
Në Shkodër konsullata serbe do të ketë më rëndësi se a vetë minoriteti!
Kundrejt hapjes së kosullatës serbe në Shkodër do të hapet konsullata shqiptare në Luginën e Preshevës! Krahasimi është më shumë se një ironi…!
Lugina e Preshevës është një vazhdimësi teritoriale e banuar nga shqiptarët e mbetur në sovranitetin e Serbisë!
Konsullata në Luginën e Preshevës “shmang” Kosovën! Në Shkodër, konsullata serbe ka Malin e Zi në mes!
Për Shqipërinë duket se konsullata është trajtuar si shprehje e interesit standart! Për Serbinë, që nuk njeh sovranitetin e Kosovës dhe diskuton identitetin e Malit të Zi, është diçka tjetër!
Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”.
Po ndodh...
ide
Protesta si furra ku po farkëtohet sistemi i ri politik
Një Parlament kllounësh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128