Kriza në Ngushticën e Hormuzit rikthen alarmet, sulmet ndaj cisternave shtyjnë çmimin e naftës në rritje

Përshkallëzimi i tensioneve në Ngushticën e Hormuzit po rikthen pasigurinë në tregjet ndërkombëtare të energjisë, duke ushtruar presion të ri mbi çmimin e naftës dhe tregun evropian të karburanteve.
Pas një periudhe të shkurtër qetësimi të krijuar nga armëpushimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, situata në një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë është tensionuar sërish.
Kalimi i cisternave në Ngushticën e Hormuzit konsiderohet ende me rrezik të lartë, ndërsa pasiguria ka ndikuar menjëherë në tregjet ndërkombëtare të naftës.
Investitorët po ndjekin me shqetësim zhvillimet në rajon, për shkak të rolit strategjik që ka kjo rrugë detare në furnizimin global me naftë.
Në ditët e fundit janë raportuar sulme të përsëritura ndaj cisternave të naftës, duke rritur frikën për ndërprerje të furnizimit dhe përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.
Ndërkohë, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka goditur dhjetëra objektiva ushtarake në Iran, mes tyre qendra komande, baza raketash dhe dronësh, sisteme të mbikëqyrjes bregdetare, pozicione të mbrojtjes dhe kapacitete detare të Gardës Revolucionare.
Po ndodh...
ide
Protesta si furra ku po farkëtohet sistemi i ri politik
Një Parlament kllounësh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128