Edukatorja goditi 2-vjeçarin dy herë me shuplakë sepse po qante, arrestohet e reja në Tiranë

Pas arrestimit të një edukatoreje në një kopsht privat në Tiranë të akuzuar se ka dhunuar një dyvjeçar dalin detaje nga ngjarja.
Gjithçka ka ndodhur në kopshtin “Lala” në rrugën rr. Aleksandër Mojsiu, vila 18/3, ish-Kinostudio. Fëmija dyvjeçar kur është marrë nga prindërit nga kopshti në shtëpi kanë vënë re se kishte të nxira në faqe. Më pas e kanë çuar në spital për ta parë nga se është shkaktuar dhe fillimisht kanë menduar se është ndonjë zënkë mes fëmijësh, përcjell A2 CNN.
Më pas policia ka bërë këqyrjen e kamerave të kopshtit dhe ka zbuluar se në një moment kur fëmija 2-vjeç ka qenë duke qarë, edukatorja 32-vjeçare, Brunilda Haxhiu është afruar dhe e ka qëlluar dy herë shuplakë në faqe.
Pas këqyrjes së kamerave policia menjëherë ka bërë arrestimin e edukatores 32-vjeçare, e cila kishte punuar me të njëjtin profesion edhe jashtë vendit. Madje nga një verifikim në faqet në Instagram dhe Facebook të kopshtit, shihet që i kanë mbyllur të dyja pas ngjarjes.
Po ndodh...
ide
Protesta si furra ku po farkëtohet sistemi i ri politik
Një Parlament kllounësh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128