Ndahet nga jeta një nga themeluesit kryesorë të Partisë Demokratike

30 July 2026, 10:19 / KOSOVA ALFA PRESS

Një lajm i trishtë është mësuar nga bota e politikës në Kosovë pasi është ndarë nga jeta njëri prej politikanëve që i dedikoi një jetë shërbimit të vendit dhe shoqërisë, Lulzim Konjufca.

Lajmin e kobshëm e ka bërë me dije politikani Shukri Buja i cili zemërthyer shkruan se është ndarë nga jeta njëri nga themeluesit e Degës së PDK-së në Lipjan dhe aktivist i palodhur i Partisë Demokratike të Kosovës.

Përveç kontributit të tij që dha ndër vite në jetën politike të vendit, Buja e kujton Konjufcën si një ndër pajtuesit e gjaqeve e viteve ’90.

Edhe pse Konjufca u largua përgjithmonë nga kjo botë, ai do të kujtohet gjithë jetën për kontributin që i dha vendit dhe popullit të tij. 

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes Konjufca për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.

Postimi i politikanit Shukri Buja:

Me dhimbje të thellë mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Lulzim Konjufcës nga Llugaxhia e Lipjanit.

Lulzimi ishte njëri prej pajtuesve të gjaqeve në vitet '90, aktivist dhe një kontribues i jashtëzakonshem i Fondit "Vendlindja Thërret" në Angli, njëri nga themeluesit e Degës së PDK-së në Lipjan dhe aktivist i palodhur i Partisë Demokratike të Kosovës.

Jeta dhe veprimtaria e tij do të kujtohen me respekt për kontributin e dhënë në shërbim të vendit dhe shoqërisë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Konjufca, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Po ndodh...

ide