Pas fjalimeve para kryeministrisë, protestuesit marshojnë rrugëve të Tiranës, thirrje në kor: Rama në burg, Berisha në burg! Nuk na përfaqësoni

29 July 2026, 22:04 / POLITIKË ALFA PRESS
Pas fjalimeve para kryeministrisë, protestuesit marshojnë rrugëve

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të kryeqytetit. Protestuesit janë zhvendosur nga kryeministria nëpër rrugët e Tiranës, duke përcjellë mesazhe kundër qeverisë. 

“Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, "Revolucion", "Rama në burg, Berisha në burg", "Nuk na përfaqësoni", dhe "O erion o legen prite Ramën se po vjen", janë disa nga thirrjet që kanë brohorit në kor protestuesit. 

Për 60 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo pasdite në kryeqytet, duke zhvilluar tubime përpara Kryeministrisë, Parlamentit, marshime në rrugët kryesore dhe duke përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

Po ndodh...

ide