EMRAT/ Nga apartamentet te llogaritë bankare, GJKKO konfiskon 21 pasuri të lidhura me Eridan Guerreron dhe të akuzuar të tjerë për trafik narkotikësh
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për konfiskimin e pasurive të një organizate kriminale të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Sipas vendimit të gjykatës, pasuritë u përkasin shtetasve Eridan Munoz Guerreo, Deljana Nebiu, Sokol Çamer, Julian Veliu, Lenkos Nebiu dhe personave të tjerë të përfshirë në procedim.
GJKKO ka vendosur kalimin në favor të shtetit të një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme, përfshirë apartamente, njësi shërbimi, banesa, troje, automjete, një rimorkio, si dhe disa llogari bankare.
Vendimi është marrë në kuadër të procedurave për goditjen e pasurive që dyshohet se lidhen me veprimtarinë kriminale të organizatës së hetuar për trafik ndërkombëtar të narkotikëve.
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 08.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konfiskim pasurie kundër pasurive të shtetasve: Eridan Munoz Guerreo, Deljana Nebiu, Sokol Çamer, Julian Veliu dhe Lenkos Nebiu, persona të tretë: S.C, L.V, A.N dhe F.N”, baza ligjore nenet 3 – 7, 11, 12, 14 dhe 15 të ligjit nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (i ndryshuar).
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, me vendimin nr. 13, datë 29.07.2026, vendosi:
I. Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
II. Konfiskimin dhe kalimin ne favor të shtetit të pasurive të subjekteve nën hetim pasuror dhe personave të tretë si më poshtë:
1. Apartament me Nr. Pasurie ****, ZK ****, Vol ****, Fq ****, ****, me sipërfaqe 42.38 m², e ndodhur në adresën Lagjja “****”, rruga “****”, Pall i Ri. Shk ****, Ap ****, në pronësi të shtetases Deljana Nebiu, blerë me kontratë shitje nr. **** Rep., nr. **** Kol, datë 10.07.2015 shoqërisë “AFA Konstruksion” ShPK (administrator F.K) me Nipt K16526202M për shumën 30,000.00 Euro (me kursin zyrtar 4,165,700.00 Lekë).
2. Apartament me Nr. Pasurie ****, ZK ****, Vol ****, Fq ****, **** sipërfaqe 25,01 m², e ndodhur në adresën Lagjja “****”, rruga “****”, me Pall i Ri, Shk. ****, Ap. ****, në pronësi të shtetases Deljana Nebiu, blerë me kontratë shitje nr. **** Rep, nr. **** Kol, datë 10.07.2015 shoqërisë “AFA Konstruksion “ShPK (administrator F.K) me Nipt K16526202M për shumën 25,000.00 Euro (me kursin zyrtar 3,510,250.00 Lekë).
3. Apartament me Nr. Pasurie ****, ZK ****, Vol ****, Fq ****, **** me sipërfaqe 15,54 m², e ndodhur në adresën Lagjja “****”, rruga “****”, Pall i Ri Shk ****, Ap ****, në pronësi të shtetases Deljana Nebiu, blerë me kontratë shitje nr. **** Rep, nr. **** Kol, datë 10,07.2015 shoqërisë “AFA Konstruksion” shpk (me administrator F.K) me Nipt K16526202M për shumën 15,000.00 Euro (me kursin zyrtar 2,128,650.00 Lekë).
4. Njësi me Nr. Pasurie ****, Vol ****, Fq ****, ZK ****, me siperfaqe 67.5 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 7,5 m², gjithsej 75 m², (sipas përshkrimit në kontratën e prorosisë: Njësi shërbimi me numër ****, me sipërfaqe 75 m²) ndodhur në katin e **** të ndërtesës që është ndërtuar nga shoqëria në adresën rruga ****, Lagjja ****, ****, me kontratë porosie njësi nr. rep. **** nr. kol. ****, datë 20.03.2021 me palë shoqëria Bushgjokaj (Sipërmarrësi) dhe Deljana Nebiu (Porositësi), përpiluar tek notere A.B, Tiranë të cilën sipërmarrësi ja dhuron për shërbimet që i ka kryer shoqërisë.
5. Apartament me Nr. Pasurie ****, vol ****, fq ****, ZK ****, ****, me sipërfaqe 127.23 m², (Pallat tek ****, Shk ****, Kati ****, Ap ****) përfituar sipas kontratës së dhurimit me nr. rep. ****, nr. kol. ****, datë 28.09.2017 me palë Deljana Nebiu (pala dhuruese) dhe shtetasi F.N (Pala pranuese). Këtë pasuri të paluajtshme dhuruesja sipas kontratës së shitblerje me nr. rep. ****, nr. kol. ****, datë 13.06.2017, rezulton t’ja ketë blerë shtetasit G.Ç për shumën monetare prej 135,000 Euro.
6. Apartament me Nr. Pasurie ****, ZK ****, Vol ****, Fq ****, **** me sipërfaqe 42,38 m², e ndodhur në adresën Lagjia “****”, rruga “****”, Pall i Ri Shk ****, Ap ****, në pronësi të shtetasit Eridan R. Nebiu përfituar me kontratë dhurimi nr. rep. 1895, nr. kol. 1276/1, datë 17.10,2019, nga shtetasi Th.H. (Vlera e pasurisë së paluajtshme në kartelë rezulton 2,619,084.00 Lekë sipas çmimit të referencës 61,800.00 Lekë/m2).
7. Njësi Shërbimi me Nr. Pasurie ****, ZK ****, Vol ****, Fq ****, **** me sipërfaqe 56,56 m², e ndodhur në adresën Lagjia “****”, rruga “****”, Pall i Ri, Shk ****, Ap ****, në pronësi të shtetasit Eridan R. Nebiu, përfituar me kontratë dhurimi me nr. rep. **** dhe nr. kol. ****, datë 17.09.2019 nga shtetasja Sh.Ç e cila e ka blerë këtë pasuri në datë 07.10.2013 për çmimin 56,560.00 Euro (kontratë noteriale shitblerje me nr. **** rep, nr. **** kol, datë 07.10.2013 me AFA Konstruction shpk).
8. Truall + Banesë 1 Kat me referencë ****, me Nr. Pasurie ****, ZK ****,
****, me indeks harte ****, me sip. nga e cila, truall 444 m² truall dhe 40 m² ndërtim, me adresë Lagjja ****, Rruga ****, ****, pranë ****, Bashkia **** në emër të bashkëshortëve, shtetasve Eridan R. Çameri/Nebiu dhe Deljana V. Nebiu, me vlerë të përllogaritur sipas aktit të ekspertimit: vlera e truallit është përllogaritur 444 m² x 8300 lekë/ m2 = 3,685,200.00 Lekë, ndërsa vlera e objektit me sip 40 m² ështe 560,000.00 Lekë.
9. Truall+ Banesë 1 Kat me reference **** dhe ****, me Nr. Pasurie ****, ZK
****, ****, me indeks harte ****, me sip nga e cila truall 499,8 m² truall dhe 40 m2 ndërtim, me adresë Lagjja ****, Rruga ****, ****, pranë ****, Bashkia
****, në emër të bashkëshortëve, shtetasve Sokol R. Çameri dhe S.Sh.Ç, me vlerë të përllogaritur sipas aktit të ekspertimit: vlera e truallit është përllogaritur 499,8 m² x 8300 lekë/ m2 = 4,148,340.00 Lekë, ndërsa vlera e objektit me sip 40 m² është
560.000.00 Lekë.
10. Truall+ Banesë 1 Kat me reference ****, me Nr. Pasurie ****, ZK ****,
****, me indeks harte ****, me sip nga e cila truall 499,6 m² truall dhe 40 m² ndërtim, me adresë Lagjja **** Rruga ****, ****, pranë ****, Bashkia ****, në emër të bashkëshortëve shtetasve Julian R. Veliu dhe L.K.V, me vlerë të përllogaritur sipas aktit të ekspertimit: vlera e truallit është ajo e shënuar në kartelë të pasurisë: 2,407,300.00 Lekë, ndërsa vlera e objektit me sip 40 m² është 560,000.00 Lekë.
11. Apartament me Nr. Pasurie ****, ZK ****, **** me sipërfaqe 78,22 m², e ndodhur në adresën Lagjja “****”, Pall i Ri, Shk ****, Kati **** nga toka, Ap
****, dhuruar nga ana e shtetasit F.K në cilësinë e administratorit të shoqërisë “AFA Konstruksion” shpk me NIPT K16526202M, shtetasit Sokol R. Çameri sipas kontratës noteriale nr. **** Rep, Nr. **** Kol, datë 27.03.20 13 të noteres L.C,
****. (Vlera e pasurisë së paluajtshme rezulton 4,833,996.00 Lekë sipas çmimit të referencës 61.800.00 Lekë/m2).
12. Apartament me Nr. Pasurie ****, ZK ****, **** me sipërfaqe 39,84 m², e ndodhur në adresën Lagjja “****”, Pall i Ri, Shk ****, Kati **** nga toka, Ap
****, dhuruar nga ana e shtetasit F.K në cilësinë e administratorit të shoqërisë “AFA Konstruksion” shpk me NIPT K 16526202M, shtetasit Sokol R. Camer sipas kontratës noteriale nr. **** Rep, Nr. **** Kol, datë 27.03.2013 të noteres L.C,
****. (Vlera e pasurisë së paluajtshme rezulton 2,462,112.00 Lekë sipas çmimit të referencës 61,800.00 Lekë/m2).
13. Garazh me Nr. Pasurie ****, ZK ****, **** me sipërfaqe 23,39 m², e ndodhur në adresën Lagjja “****”, Pall i Ri, parkim nën tokë, dhuruar nga ana e shtetasit F.K në cilësinë e administratorit të shoqërisë “AFA Konstruksion” shpk me NIPT K16526202M, shtetasit Sokol R. Çameri sipas kontrates noteriale nr. **** Rep, Nr. **** Kol date 27.03.2013 të noteres L.C, ****, (Vlera e pasurisë së paluajtshme rezulton 920,583.62 Lekë sipas çmimit të referencës 39,358.00 Lekë/m2).
14. Depo me Nr. Pasurie ****- Depo, ZK ****, Vlorë me sipërfaqe 24,07 m², e ndodhur në adresën Lagjja “****”, Pall i Ri, e ndodhur në katin nën tokë, dhuruar nga ana e shtetasit F.K në cilësinë e administratorit të shoqërisë “AFA Konstruksion” shpk me NIPT K16526202M, shtetasit Sokol R. Çameri sipas kontratës noteriale nr. **** Rep, Nr. **** Kol, datë 27.03,2013 të noteres L.C,
****. (Vlera e pasurisë së paluajtshme rezulton 947,347.62 Lekë sipas çmimit tẽ referencës 39,358.00 Lekë/m2).
15. Automjeti me targë **** autoveturë e markës AUDI Tip 4H, Model A8, ngjyrë ****, me naftë, vit prodhimi 2014, me numër shasie ****, me pronar aktual shtetasen A.V.N, lindur në **** dhe banuese në ****, përfituar sipas kontratës se dhurimit të datës 29.03.2021, noter M.R.I, ****, me dhurues shtetasin G.A.T, i datëlindjes 30.10.1976, lindur dhe banues në ****.
16. Rimorkio me targë ****, e llojit RTV (Rimorkio për transport të veçantë), e markës ELLEBI, me numër shasie ****, në pronësi të shtetasit Sokol Ç(C)amer të cilin e ka importuar nga Italia, datë 04.01.2019, për shumën monetare prej 100 euro. Për këtë mjet me deklaratën doganore ****, datë 04.01.2019, ky shtetas ka paguar doganën në vleftën prej 8,354.10 Lekësh.
17. Llogari bankare pranë Bankës Kombetare Tregtare, me nr. llogarie ****, në emër të shtetases Deljana V. Nebiu, në monedhën lekë, me gjendje në datë 30.06.2022 prej 3,128,443.19 lekë, sekuestruar në kuadër të ekzekutimit të letërporosisë së autoriteteve gjyqësore belge.
18. Llogari bankare pranë Bankës Kombëtare Tregtare, nr. ****, në monedhën euro, në emër të shtetases Deliana Nebiu, sekuestruar në datë 30.06.2022, në kuadër të ekzekutimit të letërporosisë së autoriteteve gjyqësore belge me balancë 5,011.45 euro.
19. Llogari bankare pranë Procredit Bank, Rexhepi (Veliu), nr. ****, në monedhën euro, në emër të shtetasit Julian Rexhepi (Veliu), sekuestruar në datë 01.07.2022, në kuadër të ekzekutimit të letërporosisë së autoriteteve gjyqësore belge, me balancë 6,648.00 euro.
20. Llogari bankare pranë Procredit Bank, nr. **** në monedhën, në emër të shtetasit Julian Rexhepi (Veliu) sekuestruar në datë 01.07.2022, në kuadër të ekzekutimit të letërporosisë së autoriteteve gjyqësore belge, me balancë 6,648.00 euro.
21. Llogari bankare pranë Intesa San Paolo Bank, nr. **** në monedhën euro, në emër të shtetasit Julian Rexhepi (Veliu) dhe L.C, sekuestruar në datë 01.07.2022, në kuadër të ekzekutimit të letërporosisë së autoriteteve gjyqësore belge, me balancë 352.17 euro.
III. Revokimin e masës së sekuestros për pasuritë e tjera, si më poshtë:
1. Apartament me Nr. Pasurie ****, ZK ****, Vol ****, Fq ****, **** me sipërfaqe 43,50 m², e ndodhur në adresën Lagjia “****”, rruga “****”, Pall i Ri, Shk ****, Ap ****, në pronësi të shtetases Deljana Nebiu, blerë me kontratë shitje nr. **** Rep, nr. **** Kol, datë 10.07.2015 shoqërisë “AFA Konstruksion” shpk (me administrator F.K) me Nipt K 16526202M për shumën 30,000.00 Euro (me kursin zyrtar 4,198,200.00 Lekë).
2. Apartament me Nr. Pasurie ****, ZK ****, Vol ****, Fq ****, Vlorë, me sipërfaqe 39,83 m², e ndodhur në adresën Lagjja “****”, rruga “****”, Pall i Ri, Shk ****, Ap **** në pronësi të shtetases Deljana Nebiu, blerë me kontratë shitje nr. **** Rep, nr. **** Kol, datë 10.07.2015 shoqërisë “AFA Konstruksion” shpk (me administrator F.K) me Nipt K 16526202M për shumën 30,000.00 Euro (me kursin zyrtar 4,198,200.00 Lekë).
3. Autoveturë me targë ****, në pronësi të shtetases A.N, e markës Mercedez Benz, Model A150, ngjyrë ****, me benzinë gaz, vit prodhimi 2008, me numër shasie ****, automjet për të cilin pronësinë e ka fituar me kontratë noteriale nr.
**** Rep dhe nr. **** Kol, datë 14.10.2015, përpiluar tek noter Sh.Gj, ****, të cilën ja ka blerë për shumën 7,000.00 (shtatë mijë) Euro shtetasit S.Sh.Ç, lindur dhe banues në ****.
4. Autoveturë me targë ****, në pronësi të shtetasit Sokol Ç(C)amer, e markës FORD, Mustang, ngjyrë ****, i vit prodhimi 2002, me benzinë, me numër shasie
****, të cilin me kontratë noteriale nr. **** Rep dhe nr. **** Kol, datë 19.05.2010, noter Y.M, ****, ia ka blerë shtetasit P.B, për shumën monetare prej 500,000.00 Lekë.
5. Apartament me Nr. Pasurie ****, ZK ****, me sip 97 m² i ndodhur në ****,
****, të cilin shtetasja A.N me kontratë shitblerje të pasurisë së paluajtshme, nr. rep. ****, nr. kol. ****, datë 16.03.2022 ja ka blerë shoqërisë Bushgjokaj, për shumën 47,988.00 Euro (me kursin 122.86 x 47,988= 5,895.805.68 Lekë), sekuestruar në kuadër të ekzekutimit të letërporosisë të autoriteteve belge.
IV. Në bazë të nenit 28 të ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” vendimi për konfiskim vihet në ekzekutim menjëherë pas shpalljes.
V. Për Administrimin dhe përdorimin e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme ngarkohet Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme, Tiranë.
VI. Urdhërohet kryesekretaria pranë kësaj gjykate që t’i komunikojë një kopje të këtij vendimi Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
VII. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda pesëmbëdhjetë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit, të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 29.07.2026
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Po ndodh...
ide
Protesta si furra ku po farkëtohet sistemi i ri politik
Një Parlament kllounësh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128