Zjarri pranë banesave në Bulqizë/ Era dhe temperaturat e larta përhapin flakët, zjarrfikësit izolojnë vatrën

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një sipërfaqe toke dhe pyjore në Bashkinë Bulqizë, duke rrezikuar përhapjen drejt zonave të banuara pranë fshatit.
Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, duke krijuar rrezik për pyjet dhe banesat që ndodheshin pranë zonës së përfshirë.
Pas sinjalizimit për zjarrin, në vendngjarje mbërritën forcat e shërbimit zjarrfikës të Bulqizës, të cilat nisën menjëherë ndërhyrjen për izolimin e vatrës.
Puna e zjarrfikësve bëri të mundur ndalimin e përhapjes së flakëve drejt banesave dhe shmangien e dëmeve më të mëdha.
Aktualisht vijon ndërhyrja për shuarjen e plotë të vatrave të mbetura dhe monitorimin e zonës, ndërsa pritet përcaktimi i shkaqeve që sollën rënien e zjarrit.
Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre në zona pyjore apo pranë banesave.
Po ndodh...
ide
Protesta si furra ku po farkëtohet sistemi i ri politik
Një Parlament kllounësh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128