Aksident tragjik në Pogradec, 65-vjeçari humb jetën pasi u dëmtua me fresibël gjatë punës

29 July 2026, 11:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në banesë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima Kristaq Çulaku, rreth 65 vjeç, ishte duke punuar në shtëpi kur është dëmtuar aksidentalisht me një mjet prerës tip troko/fresibël.

Pas incidentit, ai është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Po ndodh...

ide