Kërkuan pavlefshmërinë e provave ndaj tyre, sot në GJKKO seanca e radhës për Metën dhe Kryemadhin

29 July 2026, 09:09 / POLITIKË ALFA PRESS
Kërkuan pavlefshmërinë e provave ndaj tyre, sot në GJKKO

Sot do të mbahet seanca e radhës për gjyqin ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ku edhe pritet që SPAK të shprehet për parashtrimet e tyre.

Kujtojmë se ish-çifti kanë pretenduar se provat janë marrë në mënyrë të paligjshme duke goditur kështu vlefshmërinë e tyre. Në seancën e kaluar Meta u fokusua te mesazhet me Kastriot Ismailajn, përfshirë atë “më duhen 200 mijë”, që është referuar gjithmonë si kërkesë për 200 mijë euro nga ish Presidenti për biznesmenin e lidhur me aferën e CEZ-DIA. Por sipas Metës, prokurorët nuk kanë provuar që mesazhi është nisur prej tij, apo nëse ka pasur veprim nga ana e të përfshirëve në shkëmbimin e mesazheve.

Ndërsa Monika Kryemadhi u shpreh se SPAK ia sekuestroi celularin pa i marrë leje Kuvendit, pasi aso kohe ajo ishte deputete dhe nuk mund t’i ushtrohej kontroll. Duke kërkuar që t’i vendosen në dispozicion të gjitha procesverbalet e mbajtura për ekspertimin e telefonit celular. 

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po gjykohen në një proces të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Po ndodh...

ide