Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

28 July 2026, 21:37 / AKTUALITET ALFA PRESS
Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në një rrugë rurale që lidh fshatin Bilaj me pjesën tjetër të Fushë-Krujës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga Viktor Doda, dhe një Benz, me drejtues Kristjan Laskën.

Si pasojë e përplasjes, Viktor Doda, banor i zonës, ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa Kristjan Laska ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar për mjekim në Spitalin e Traumës.

Sipas Policisë, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte automjeti i drejtuar nga Laska. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Po ndodh...

ide