Drama në Spanjë! Hiqet urdhri i evakuimit për mijëra banorë, zjarret masive lënë pas qindra mijëra hektarë të djegur
Autoritetet spanjolle kanë hequr urdhrin e evakuimit për 13 komunitete në rajonin e Madridit dhe në Castile dhe Leon, pas përmirësimit të situatës me zjarret masive që kanë përfshirë vendin.
Ministria e Brendshme njoftoi se masa hyri në fuqi të hënën në orën 17:00 sipas kohës lokale, duke i lejuar banorët të nisin rikthimin në shtëpitë e tyre.
Në zonat e prekura, përfshirë Chapineria dhe Navas del Rey, të cilat ishin evakuuar plotësisht disa ditë më parë, u krijuan radhë automjetesh pasi qytetarët u njoftuan për heqjen e kufizimeve.
Ocho municipios madrileños recuperan a las 17:00 h el acceso a sus viviendas tras levantar la orden de evacuación: Cadalso de los Vidrios, Cenicientos, Navalagamella, Navas del rey, Rozas de Puerto Real,
Aldea del fresno, Chapineria
Y Colmenar del arroyo.Se levanta también el… pic.twitter.com/nU6DP8zJtu
— Guardia Civil (@guardiacivil) July 28, 2026
Zjarrfikësit spanjollë kanë bërë përparime në përballjen me flakët, pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga erërat e forta jugore, me shpejtësi që mund të arrijnë deri në 30 kilometra në orë.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth 63 mijë persona janë detyruar të largohen nga banesat e tyre për shkak të zjarreve, të cilat kanë shkatërruar rreth 770 mijë hektarë tokë në perëndim të kryeqytetit spanjoll.
Kryeministri Pedro Sanchez vlerësoi punën e zjarrfikësve dhe forcave ushtarake, duke thënë se ndërhyrja e tyre në “orë shumë të vështira dhe kritike” ka ndihmuar në ndryshimin e situatës.
Qeveria spanjolle e ka cilësuar këtë valë zjarresh si një nga më të rëndat në historinë e kohëve të fundit të vendit.
Ndërkohë, në zonën pranë Valencias, zjarret kanë shkaktuar edhe një viktimë, ndërsa të paktën 70 mijë hektarë sipërfaqe janë djegur.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128