U kap me kokainë gati për shitje, arrestohet shqiptari në Rimini

28 July 2026, 18:02 / AKTUALITET ALFA PRESS
U kap me kokainë gati për shitje, arrestohet shqiptari në Rimini

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në provincën e Riminit, Itali, nën dyshimin për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen.

Sipas autoriteteve italiane, arrestimi erdhi pas disa ditësh vëzhgimi në kuadër të kontrolleve kundër trafikut të drogës. Hetuesit kishin konstatuar lëvizje të shpeshta të të riut mes banesës së tij dhe disa zonave në qendër të Cattolicës, ku ai takohej për pak minuta me persona të ndryshëm.

Operacioni u finalizua në momentin kur karabinierët e ndaluan 25-vjeçarin, i cili dyshohet se po i shiste një dozë kokaine një personi tjetër.

Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, me ndihmën e qenve antidrogë, policia zbuloi edhe rreth 50 doza të tjera kokaine të ndara dhe të paketuara për shitje. Lënda narkotike ishte fshehur në një çantë dore dhe në disa palë këpucë të vendosura në një dollap.

Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu materiale për paketimin e drogës, si dhe rreth 1 mijë euro para cash, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Me urdhër të Prokurorisë Publike, shqiptari u dërgua në burgun e Riminit, ku do të qëndrojë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore deri në zhvillimin e seancës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Po ndodh...

ide