Marrëveshje thuajse e kryer, Roberto Mancini rikthehet në stolin e kombëtares së Italisë
28 July 2026, 13:34 / SPORT

Roberto Mancini ka rënë dakord të bëhet trajneri i ri i Kombëtares së Italisë, sipas raportimeve të fundit të gazetarit Fabrizio Romano.
Një projekt i ri pritet të nisë me teknikun italian, pasi marrëveshja me Andrea Pirlon u ndërpre në momentin e fundit, kur presidenti i Federatës, Giovanni Malago, bllokoi firmosjen për shkak të bashkëpunimeve të Pirlon me kompani ruse.
Mancini, i cili më parë ka drejtuar Italinë dhe e ka udhëhequr drejt triumfit në Euro 2020, rikthehet në krye të “Azzurrëve” për të nisur një cikël të ri me objektiva të mëdha.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128