Aksident i katërfishtë në hyrje të Elbasanit, dyshohet për persona të lënduar

28 July 2026, 10:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:40, në aksin e rrugës kombëtare pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë katër automjete, duke shkaktuar dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet edhe për persona të lënduar, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Po ndodh...