Temperatura të larta në të gjithë vendin, si parashikohet moti për këtë të martë

28 July 2026, 08:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe temperatura të larta.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era me drejtim nga veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 14m/s.

Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.

Po ndodh...