Mbi 390 dronë godasin Moskën, Rusia përballet me një nga sulmet më të mëdha

28 July 2026, 09:27 / BOTA ALFA PRESS

Një sulm me dronë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Moskë, duke u cilësuar si një nga më të mëdhenjtë e dy viteve të fundit.

Sipas kryebashkiakut të Moskës, mbi 390 dronë shënjestruan rajonin e kryeqytetit rus nga ora 20:30 sipas kohës lokale të hënën deri në orën 06:30 të mëngjesit të së martës (03:30 GMT).

"Shumica u neutralizuan nga forcat e mbrojtjes ajrore në afrime të largëta, ndërsa 81 dronë armik u shkatërruan në afrimin drejt Moskës", shkroi kryebashkiaku në kanalin e tij në rrjetet sociale Max.

Sulmi më i madh me dronë ndaj kryeqytetit rus ishte regjistruar më herët, nga mbrëmja e 6 korrikut deri në orën 06:00 të mëngjesit të 7 korrikut. Në atë rast,  Sobyanin raportoi se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar mbi 430 dronë, përfshirë 36 në afërsi të Moskës.

Po ndodh...