Chelsea pranë marrëveshjes me Jordan Henderson, Fabrizio Romano zbulon prapaskenat

27 July 2026, 22:55 / SPORT ALFA PRESS
Chelsea pranë marrëveshjes me Jordan Henderson, Fabrizio Romano zbulon

Chelsea është shumë pranë finalizimit të një tjetër afrimi në merkaton e verës. Klubi londinez po punon për të mbyllur marrëveshjen me Jordan Henderson, një transferim që pritet t'i shtojë përvojë dhe lidership mesfushës së "Bluve".

Sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, negociatat mes palëve kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe marrëveshja është shumë pranë konkretizimit. Mesfushori anglez ka dhënë dritën jeshile për transferimin dhe është i gatshëm t'i bashkohet Chelsea-t në "Stamford Bridge", ku do të punojë nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso.

36-vjeçari shihet si një element me peshë në skuadër falë eksperiencës së fituar në nivelet më të larta të futbollit dhe rolit të tij drejtues në dhomat e zhveshjes.

Henderson u largua nga Liverpool pas një periudhe të suksesshme, gjatë së cilës mbajti shiritin e kapitenit dhe fitoi trofe të rëndësishëm me "The Reds". Më pas vijoi karrierën te Al Ettifaq në Arabinë Saudite, u rikthye në futbollin evropian me Ajaxin dhe më pas iu bashkua Brentfordit.

Po ndodh...