Muçi në orbitën e gjigantëve të Italisë dhe Anglisë, zbulohet shuma e majme për yllin shqiptar
Paraqitjet e Ernest Muçit me fanellën e Trabzonsporit kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane.
Sulmuesi shqiptar raportohet se ka hyrë në radarët e Napolit në Serie A dhe Aston Villas në Premier League, të cilat kanë nisur të interesohen për situatën e tij te klubi turk.
Sipas mediave turke, të dyja skuadrat kanë kërkuar informacion nga drejtuesit e Trabzonsporit për kontratën e Muçit dhe kushtet që do të kërkoheshin për një transferim të mundshëm të 24-vjeçarit.
Muçi u transferua te Trabzonspori gjatë merkatos së verës për rreth 8.5 milionë euro dhe që prej atëherë është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, falë paraqitjeve të tij në fushë.
Megjithatë, klubi turk nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga futbollisti shqiptar. Trabzonspor ka vendosur një çmim prej 20 milionë eurosh për kartonin e Muçit, duke synuar të sigurojë një fitim të konsiderueshëm nga shitja e tij.
Trajneri Fatih Tekke raportohet se dëshiron që shqiptari të vijojë të jetë pjesë e skuadrës edhe sezonin e ardhshëm, duke e konsideruar një element të rëndësishëm për shkak të aftësisë së tij për të luajtur si numër 10 dhe në krahët e sulmit.
Në rast se Napoli, Aston Villa apo ndonjë klub tjetër do të paguajë shumën e kërkuar prej 20 milionë eurosh, Trabzonspori do të arkëtonte rreth 11.5 milionë euro më shumë nga investimi fillestar për Muçin.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128