Stoli i Italisë, Pirlo tërhiqet nga kandidatura

27 July 2026, 15:28 / SPORT ALFA PRESS
Stoli i Italisë, Pirlo tërhiqet nga kandidatura

Andrea Pirlo nuk do të marrë drejtimin e kombëtares italiane. Emri i legjendës së njohur ishte përfolur si një nga kandidatët kryesorë për stolin e “Azzurrëve”, por ai tashmë është tërhequr.

“Mbrëmë kam vendosur të mos jem më kandidat për stolin e kombëtares italiane. Ditët e fundit kam ndjekur me hidhërim debatin rreth emrit tim dhe mundësisë për të marrë drejtimin e Italisë. Në respekt të institucioneve, Federatës dhe gjithë personave të përfshirë, kam heshtur. Por duhet të qartësoj disa gjëra.

Gjatë karrierës sime, si lojtar dhe tani si trajner, e kam zhvilluar aktivitetin, duke respektuar ligjet e vendit ku kam punuar dhe kontratave që kam nënshkruar. Bashkëpunimi profesional që është bërë objekt i polemikave lind nga rrugëtimi im i punës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe është vetëm i natyrës sportive e komerciale. Nuk ka asnjë domethënie politike”.

Pastaj Pirlo ka kaluar te falënderimet: “Dua të falënderoj Maldinin dhe Leonardon për vlerësimin dhe besimin ndaj meje. E njoh kompetencën e tyre, seriozitetin që i kanë dhënë gjithmonë futbollit italian. Më trishton fakti që një zgjedhje e karakterit sportiv u spostua me shpejtësi në një përballje politike, duke më atribuuar gjëra që nuk më përkasin. Dashuria për Italinë nuk varet nga detyra. Është pjesë e historisë sime dhe identitetit tim. Do të më shoqërojë gjithmonë”.

 

 

Po ndodh...