Nuk u lejua të futej të enjten në Parlament, Agron Shehaj paralajmëron padi! Shpërthen në akuza ndaj deputetëve të PS-së: Jeni të korruptuar

27 July 2026, 15:47 / POLITIKË ALFA PRESS

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend, bëri me dije se do të kallëzojë penalisht punonjësit e Gardës së Republikës, të cilët e ndaluan në seancën e së enjtes në Parlament. Shehaj tha se do të kallëzojë të gjithë ata që, sipas tij, e kanë dhunuar.

Sa i përket sjelljes sime, zoti kryetar, këtu kam një kallëzim penal. Ky kallëzim është për të gjithë ata që javën e kaluar dhunuan një deputet të zgjedhur nga populli shqiptar”, deklaroi Shehaj.

Më tej, kreu i Partisë Mundësia hodhi akuza të forta ndaj deputetëve socialistë, për të cilët tha se janë të korruptuar dhe vjedhin paratë e popullit më të varfër në Europë.

Ju mendoni se do t’i shpëtoni drejtësisë duke bërë marrëveshje me SHBA-në, duke i bërë qejfin SHBA-së. E provuat me Bordet e Paqes dhe menduat se shpëtuat, por hetimet për Ballukun vazhduan. Ju që vini këtu dhe e shisni veten si proamerikanë, vetëm proamerikanë nuk jeni. Ju jeni një tufë të korruptuarish që vidhni popullin më të varfër në Europë”, tha ai.

Ndërsa kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, i tërhoqi vëmendjen Shehajt për gjuhën e përdorur ndaj socialistëve dhe njoftoi se seanca plenare do të vazhdonte me dyer të mbyllura.

Po ndodh...