Interi e mbyll me fitore fazën përgatitore në Gjermani, Diouf hero me dopietë në shtesë

Interi e mbyll me fitore fazën përgatitore në Gjermani. Zikaltërit triumfuan me përmbysje 2-1 ndaj Karlsruher, në një ndeshje ku vendosën golat e shënuar në minutat shtesë.
Pas një pjese të parë pa gola dhe me pak raste të pastra, skuadra gjermane kaloi në avantazh në minutën e 50-të me Tim Civeja, futbollisti me origjinë shqiptare që realizoi golin e parë të sfidës.Megjithatë Interi reagoi menjëherë, duke ushtruar presion dhe duke iu afruar disa herë barazimit me Pavard, Zielinski dhe Topalovic, por pa arritur të finalizojë.
Kur dukej se sfida do të mbyllej me fitoren e vendasve, protagonisti i sfidës u bë Diouf. Mesfushori francez realizoi një dopietë në kohën shtesë në minutat 91 dhe 94, duke përmbysur rezultatin dhe duke i dhënë Interit suksesin e parë në miqësoret e verës.
Trajneri Cristian Chivu shfrytëzoi takimin për të testuar dy formacione të ndryshme, duke u dhënë minuta edhe disa lojtarëve të rinj, ndërsa pret rikthimin e futbollistëve që munguan për shkak të angazhimeve ndërkombëtare. Interi e mbyll kështu me fitore grumbullimin në Gjermani dhe vijon përgatitjet në prag të sezonit të ri.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128