Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së

27 July 2026, 17:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Parlamenti i Shqipërisë miratoi këtë të hënë, në seancën e dytë plenare pas asaj të orë 10:00, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për financimin e pajisjeve ushtarake.

Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim. Ajo deklaroi para nisjes së seancës se nuk do të merrte pjesë në këtë votim, pasi sipas saj ai ishte në shkelje të Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës.

Po ashtu, ishin pjesë e seancës, përveç deputetëve të PS-së, edhe 3 deputetët e PSD-së.

Ndërkohë, seanca para votimit u ndërpre sërish, ku u votua me 74 vota pro për të vijuar diskutimi me dyer të mbyllura.

Po ndodh...