Nis gjyqi ndaj Laert Haxhiut në GJKKO, Xhuljano Xhaferraj rrëfen vrasjen e vëllait: Nuk më treguan, isha në burg

Ka nisur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, i cili akuzohet për një sërë veprash të rënda penale.
Në seancën e parë, Haxhiu ka paraqitur një deklaratë me shkrim përmes së cilës ka bërë të ditur se nuk dëshiron të jetë i pranishëm në proces, por pranon të përfaqësohet nga avokatët e tij mbrojtës, Detar Hysi dhe Dritan Jahaj.
Gjykata bëri me dije se procesi ndodhet në fazën e administrimit të provave dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve të thirrur në kuadër të shqyrtimit gjyqësor. Në seancën e sotme janë paraqitur 12 dëshmitarë, shkruan VoxNews.
Një prej tyre ishte Xhuljano Xhaferraj, i cili u shoqërua në gjykatë nga policia e burgjeve, i prangosur, pasi ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg” për një çështje tjetër, atë të vjedhjes.
Xhaferraj dëshmoi për vrasjen e vëllait të tij, Fridman Xhaferraj, ngjarje e ndodhur në vitin 2022. Ai deklaroi se në momentin kur ndodhi vrasja ndodhej në burg dhe se për ngjarjen kishte mësuar vetëm pas lirimit.
“Kur u vra vëllai në 2022 kam qenë në burg. Kur jam liruar kishte tre ditë i vdekur. E mora vesh nga policia që ishte vrarë vëllai”, mësohet të ketë deklaruar dëshmitari.
Ai ka treguar gjithashtu se rreth 20 ditë para ngjarjes kishte komunikuar me të vëllanë, i cili i kishte thënë se do të largohej drejt Italisë.
Sipas dëshmisë së tij, Fridman Xhaferraj kishte qenë në Elbasan me Lulëzim Spahinë dhe kishte planifikuar të udhëtonte drejt Greqisë me të.
“Vëllai tjetër ishte në Greqi. Fridmani ka qenë me Lulëzim Spahinë në Elbasan, do të nisej në Greqi me Lulëzimin. Kaq më treguan”, ka deklaruar Xhuljano Xhaferraj para gjykatës.
Procesi ndaj Laert Haxhiut vijon me dëgjimin e dëshmitarëve dhe administrimin e provave të paraqitura në dosjen hetimore.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128