Alarm për blegtorinë në Kosovë/ Konfirmohen raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna

28 July 2026, 17:39 / KOSOVA ALFA PRESS
Alarm për blegtorinë në Kosovë/ Konfirmohen raste të

Janë konfirmuar raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna të Kosovës, duke ngritur shqetësime për përhapjen e sëmundjes në fermat blegtorale. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u ka bërë thirrje fermerëve që të zbatojnë me përpikëri masat e biosigurisë dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve që mbajnë dele dhe dhi të rrisin vigjilencën dhe të zbatojnë masat e biosigurisë, pas konfirmimit të disa rasteve të sëmundjes Lija e Dhenve dhe Dhive (Sheep and Goat Pox) në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë dhe Viti.

Sipas AUV-së, ekziston rreziku i përhapjes së mëtejshme të sëmundjes, prandaj fermerët duhet të respektojnë me përpikëri rekomandimet për parandalimin e saj.

Agjencia u ka kërkuar fermerëve që të mos lëvizin delet dhe dhitë nga fermat pa autorizimin e veterinerit zyrtar, të kufizojnë hyrjen e personave dhe automjeteve të paautorizuara në fermë, si dhe të shmangin kontaktin e kafshëve me tufat e fermave të tjera.

Po ashtu, AUV rekomandon pastrimin dhe dezinfektimin e rregullt të objekteve, pajisjeve dhe mjeteve të transportit, mbajtjen në izolim të kafshëve të sapoblera për një periudhë vëzhgimi dhe kontrollin e përditshëm të gjendjes shëndetësore të tufave.

Fermerët janë udhëzuar që në rast se vërejnë shenja si temperaturë të lartë, puçrra ose plagë në lëkurë, gojë, hundë apo gjinj, rrjedhje nga sytë ose hunda, mungesë oreksi, dobësi apo ngordhje, të njoftojnë menjëherë veterinerin privat ose inspektorët e AUV-së.

Agjencia ka theksuar se fermerët nuk duhet të tentojnë t’i trajtojnë apo t’i lëvizin kafshët e dyshuara pa udhëzimet e autoriteteve veterinare.

AUV thekson se bashkëpunimi i fermerëve është thelbësor për të parandaluar përhapjen e sëmundjes dhe për të mbrojtur tufat në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit, Lija e Dhenve dhe Dhive nuk transmetohet te njerëzit dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin publik, por është një sëmundje me ndikim ekonomik që mund të shkaktojë humbje të konsiderueshme për fermerët dhe sektorin blegtoral në vend.

“Bashkëpunimi i fermerëve është vendimtar për të parandaluar përhapjen e sëmundjes dhe për të mbrojtur tufat në të gjithë vendin. Lija e dhenve dhe lija e dhive nuk është sëmundje që transmetohet tek njerëzit, nuk paraqet rrezik për shëndetin publik. Është sëmundje e karakterit ekonomik e cila shkakton humbje për ekonominë e fermerëve dhe të shtetit”. /Monitor

Po ndodh...

ide