Nuk ndalet revolta popullore kundër kastës politike! Sot dita e 59 e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej: Arrestoni Ramën!

28 July 2026, 19:31 / POLITIKË ALFA PRESS
Nuk ndalet revolta popullore kundër kastës politike! Sot dita e 59 e

Protesta antiqeveritare hyn sot në ditën e saj të 59-të, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se tubimet do të vijojnë edhe këtë të martë, duke këmbëngulur se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesës së tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama.

 
 
Dita e 58-të e protestës u karakterizua nga një sërë tubimesh dhe marshimesh në pika të ndryshme të Tiranës. Qytetarët nisën protestën që në orët e mëngjesit para Kuvendit, ku kundërshtuan zhvillimin e seancës plenare.

Zona përreth Parlamentit u rrethua nga forca të shumta policie, ndërsa gjatë përpjekjeve të protestuesve për t’iu afruar godinës pati tensione me efektivët. Gjatë protestës disa persona u shoqëruan nga Policia.

 
Pas incidenteve para Kuvendit, protestuesit marshuan drejt Komisariatit nr. 1, ku kërkuan lirimin e personave të shoqëruar dhe kundërshtuan ndërhyrjen e forcave të rendit gjatë tubimit.

Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, protesta u zhvendos përpara godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët mbajtën fjalime dhe shprehën kundërshtimin ndaj qeverisë. Gjatë tubimit u hodhën kritika edhe ndaj platformës “Besa”, të prezantuar së fundmi nga kryeministri Edi Rama, të cilën protestuesit e cilësuan si të pamjaftueshme për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre.

Po ndodh...

ide